Friday, 20/7/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame
Tirana
0C

NJË TREGIM PËR VIKEND



NJË TREGIM PËR VIKEND

NJË TREGIM PËR VIKEND

“ NËNA I FLET TË BIRIT !!! “

Biri im i dashur: 
Një ditë, do të më shohësh e plakur,, jo normale në veprimet e mia.
Më jep pak kohë dhe pak durim që të më kuptosh.

Një ditë do të më dridhen duart dhe do të më bie ushqimi në gjoks,, dhe nuk do të mund të veshi as rrobet e mia etj etj..
Atëherë, bëhu i durueshëm me mua.. dhe kujtoji vitet në të cilat ti mësoja gjërat të cilat unë nuk mund ti bëj sot !!

Nëse nuk mund të jem e bukur me aromë të mirë, mos më qorto, por kujtoji angazhimet e mia të njëpasnjëshme që të të bëj ty, të bukur me aromë të mirë.
Mos qesh me mua, nëse nuk mund ti kuptoj gjërat e brezit tuaj.
Por.. bëhu ti syri dhe mendja ime, që të arrij atë që më ka kaluar.

Unë të kam edukuar dhe mësuar se si të ballafaqohesh me jetën..
E si më thua sot, se çka duhet apo çka nuk duhet ??!!

Mos u lodh nga harresa ime dhe ngadalësia dhe të menduarit gjatë të folurit,, sepse lumturia ime në bisedë me ty është vetëm të jem me ty !!!
Ti, vetëm më ndihmo që të kryej nevojat e mia, sepse ende e di se çka dua..

Kur do të më lënë këmbët, bëhu i butë me mua dhe kujtoje se sa të kam kapur për dore, që ti të mund të ecësh.
Kur ishe i vogël,, kërkoje shumë që të të kap për dore,, andaj mos u turpëro të më kapësh për dore,, sepse nesër do të kërkosh që edhe ty dikush të të kap për dore..





Në këtë moshë timen, e di se nuk e kam pran jetën ashtu sikur ti,, por thjesht e pres vdekjen !!!
Andaj bëhu me mua e jo kundër meje ..

Kur ti kujtosh disa veprime të mia të gabuara,, dije se kisha për qëllim të mirën tënde..
Gjëja më e mirë që mund të bësh për mua tash.. Të më falësh lëshimet e mia, dhe ti mbulosh turpet e mia..
Allahu të faltë ty dhe të mbuloftë të gjitha të këqijat.

Qeshjet dhe buzëqeshjet e tua dikur,, ende më gëzojnë dhe më lumturojnë,, mos më privo nga shoqërimi me ty!!

Isha me ty kur linde,, e ti bëhu me mua kur të vdes !!!

O Allah,, fali nënat tona dhe na bën bamirës ndaj tyre… Amiin

/ Përshtati nga arabishtja:
Ragmi Destani /





Categories

Archives