Tuesday, 28/3/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Nje tregim nga te paret tane.”Dita e Kiametit”.


Nje tregim nga te paret tane.”Dita e Kiametit”.


qielli

Nje tregim nga te paret tane.Dita e Kiametit.

Një njeri i devotshëm kishte thënë: “Një natë më kishte zënë gjumi dhe ëndërrova se kishte ndodhi Dita e Kiametit.
I pashë njerëzit se si japin llogari për veprat e tyre; disa i dërgonin në Xhennet, ndërsa të tjerët në Xhehennem.
Arrita te Xhenneti dhe i thirra banorët e tij: “Me çka e keni merituar vendbanimin në Xhennet dhe vendin e kënaqësisë së përhershme?”
Ata u përgjigjën: “Me nënshtrimin tonë ndaj Mëshiruesit dhe me padëgjueshmërinë ndaj shejtanit.”
Pas kësaj, shkova te banorët e Xhehennemit dhe i thirra:
“O banorët e Xhehennemit, me çka keni merituar Xhehennemin?”
Ata u përgjigjën: “Me nënshtrimin tonë ndaj shejtanit dhe me padëgjueshmërinë ndaj Mëshiruesit.”
Shikova rreth e rrotull dhe pashë se jam në mesin e njerëzve të cilët ishin ndalur ndërmjet Xhennetit dhe Xhehennemit dhe i pyeta:
“Çka është puna me ju që jeni ndërmjet Xhennetit dhe Xhehennemit?”
Ata u përgjigjën: “Kemi shumë mëkate e pak vepra të mira, kështu që mëkatet po na pengojnë që të hyjmë në Xhennet, ndërsa veprat e mira po na pengojnë që të hyjmë në Xhehennem.”

Dhe i kanë recituar vargjet:

Ne jemi një popull me mëkate të mëdha
Na kanë ndaluar të rrijmë aty
Na kanë lënë të pavendosur as andej,as këndej
Dhe na kanë penguar të hymë në prehjen e Lartë

Shkeputur nga libri “Gjendja e te vdekurve dhe ndodhite e ahiretit”
Autor Muhamed ibn Ahmed El Kurtubi

Një shkrim tjetër i dobishëm  KATËR ÇELËSAT E LUMTURISË DHE SUKSESIT TËND

Categories

Archives