Wednesday, 29/3/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Një sunet i harruar !


Një sunet i harruar !


sunet i harruar

Një njeri nga shokët e të Dërguarit (paqja e Allahut qoft mbi të) udhëtoi deri tek Fadalah ibn Ubejd (Allahu qoft i kënaqur me të) kur ai ishte në Egjipt. Pas një bisede të shkurtër ai e pyeti atë: “

Pse nuk shof asnje këpucë në këmbët e tua “?

Fadalah përgjigjet: “ I Dërguari ( paqja e Allahut qoft mbi të) na ka urdhëruar të shkojmë këmbëzbathur nganjëher “

(Hadithi gjendet tek Ebu Davudi, libri 33, hadithi 4148)

Dijetari Albani (Allahu e mëshiroft) ka thënë rreth këtij hadithi në silsilah-es-sahih: “Kjo është një përkujtim rreth një suneti të panjohur në mendjet e shumë njerëzve dhe ajo është suneti të ecurit pa këpucë nganjëherë. Ky është një sunet që shumë njerëz janë të paditur për të, përveç një pakice.

Dhe në qoftë se disa do të përpiqen dhe ta zbatojnë këtë, njerëzit do të shohin këtë si një çështje të çuditshme. Ndoshta ata do ti kritikojnë ata për këtë vepër.”

Ai vazhdoje:” Kështu që imitoje të dashurin tënd dhe të Derguarin tend (paqja e Allahut qoft mbi të) dhe ec këmbëzbathur ndonjëherë dhe me këpucë në rastet tjera. Sepse kjo është vertetuar tek i Derguari (paqja e Allahut qoft mbi të) se ai ecte zbathur here pas here! Përveç se, shumicën e kohës ai veshte këpucë.”

Në librin “Hiqni këpucët tuaja dhe ec” pediatristi Dr Wikler, këshillon të ecet zbathur për shëndet më të mirë për këmbë (sidomos për fëmijë). Ai gjithashtu shpjegoi se si shpesh këpucët deformojnë dhe shtrembërojnë këmbët tona.

Shkencëtarët sot japin disa përfitime shëndetësore të ecjes zbathur, duke përmendur se si mund të jetë relaksuese dhe të ndihmojë lehtësimin e tensionit. Disa këshillojnë të miren nga 30 minuta çdo ditë për të ecur në dysheme, toka, bari, e rërë etj

Një shkrim tjetër i dobishëm  Shërimi nga helmimi me ushqim

Gjithashtu ka të dhena që ecja zbathur ndikon pozitivisht në dobi të pjesëve të tjera të trupit, ka dobi edhe në organet tjera lart trupit

Por, pavarësisht nga të gjitha të mirat dhe pikat plus, a nuk do të jetë madhështore që thjesht të ringjallim këtë Sunetin të bukur, sepse Profeti ynë i dashur (paqja e Alahut qoft mbi të) ka urdhëruar kështu?

Përktheu: Driton Statovci

Tags:

Categories

Archives