Saturday, 15/12/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Një recetë kundër stresit dhe për të qetësuar nervat



Një recetë kundër stresit dhe për të qetësuar nervat

Sherebela është një bimë me veti shëruese, por më shumë është e njohur për aftësitë e saj terapeutike kundër stresit dhe qetësimit të nervave.

Në ditët e sotme, shumë njerëz kanë një jetë të vrullshme dhe shpesh përpiqen të çlirohen nga stresi duke marrë ilaçe. Stresi ndikon trupin dhe mendjen, ndaj ulja e nivelit të tij është e rëndësishme në mënyrë që të mënjanohen sëmundjet e shkaktuara nga niveli i lartë i stresit.

Vaji i sherebelës që nxirret nga lulet e saj dhe që mund ta gjeni në dyqane të ndryshme, është një mënyrë shumë e mirë për të qetësuar trupin dhe mendjen nëse e përdorni si temjan, ose nëse e hidhni në ujin e nxehtë të vaskës.





Një mënyrë tjetër për qetësim është edhe çaji i sherebelës, gjethet e saj. Mjafton që të zieni ujin, të hidhni në të një lugë çaji me gjethe të thata sherebele, t’i lini disa minuta dhe pastaj mund të pini lëngun duke e ëmbëlsuar (nëse dëshironi) me pak mjaltë.

Nëse kërkoni diçka më të fortë, atëherë përdorni gjethet e njoma të sherebelës.