Thursday, 27/7/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame
Tirana
0C

Një njeri ankohet për djalin e tij tek Omeri

Një njeri ankohet për djalin e tij tek Omeri

babai dhe prindi

Një njeri ankohet për djalin e tij tek Omeri

Kur Omeri, Allahu qoftë i kënaqur me të, ishte udhëheqës i muslimanëve, tek ai vjen një person dhe i ankohet për mosbindje dhe mosdëgjim nga ana e djalit të tij. 
Omeri, Allahu qoftë i kënaqur me të, e thirri djalin dhe e qortoi për mosdëgjueshmërinë ndaj babait dhe i kujtoi obligimet e fëmijës ndaj prindit të tij.

Djali i tha: -O emir i besimtarëve, a nuk ka edhe prindi obligime ndaj fëmijës?

Omeri thotë: -Po, gjithsesi!

Djali pyet: -Cilat janë ato, o udhëheqës i besimtarëve?

Omeri thotë: -Së pari t`ia zgjedhë nënën, t`i japë emër të mirë, t`ia mësojë Kuranin…

Djali i thotë: -O udhëheqës i besimtarëve, babai im nuk e ka bërë asnjërën nga këto; nëna ime është një robëreshë që ka qenë te zjarrputistët, emri im ka kuptim të keq dhe nuk më ka mësuar nga Kurani as edhe një shkronjë.

Omeri iu kthye prindit dhe i tha: -Erdhe të më ankohesh për mosbindje të fëmijës, kurse ti para kësaj nuk iu binde atij. Kështu që ti u solle keq me të para se ai të sillet keq me ty.

Një shkrim tjetër i dobishëm  Allahu nuk ka fëmijë - Ai është Një dhe i Vetëm

Categories

Archives