Tuesday, 17/1/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Një ngjarje e madhe,por jo edhe nje natë e madhe besimtarë!


Një ngjarje e madhe,por jo edhe nje natë e madhe besimtarë!


universi

NJË NGJARJE E MADHE, POR JO EDHE NATË E MADHE, BESIMTARË!

ISRAJA DHE MIRAXHI

Aishja -Allahu qoftë i kenaqur prej saj, thotë:
“Kur hynte dhjetë ditëshi i fundit i Ramazanit, Muhamedi (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) shtrëngonte izarin, falte namaz gjithë natën dhe për këtë zgjonte edhe pjestarët e familjes”.
Ne besojmë se nëna e besimtarëve nuk e ka fshehur dijen që ka patur rreth veprave që ka bërë Muhamedi alejhi selam gjatë jetës së tij. Pra, nëse ajo na ka treguar se si ka qenë adhurimi i Muhamedit alejhi selam në dhjetë diteshin e fundit të Ramazanit, gjithsesi do të na tregonte se si ka qenë edhe adhurimi i të derguarit tonë në natën e “Israsë dhe Miraxhit” etj, dhe për këtë nuk kemi asnjë dyshim.
Përderisa nuk ka ardhur asnjë hadith se i dërguari i Allahut e ka veçuar këtë natë me ndonjë vepër prej veprave me të cilat afrohemi tek Allahu, atëhere pse ne të bëjmë diçka që nuk ka vepruar i dërguari ynë, si: agjërim, manifestim, ndezje të qirinjëve, zierje të hallvës, tubim i lexuesve të Kur’anit, përzierje e meshkujve dhe femrave, etj.
A thua ne jemi më të ditur për fenë e Allahut apo ai që Allahu e ka dërguar tek njerëzit për t’ia sqaruar dhe mësuar fenë e Tij?!
A do t’i bëjmë ne festë ngjarjet për të cilat ata që ishin para nesh (sahabët, tabiinët, etj) nuk i veçonin me adhurime specifike, dukeqenë se në mesin e tyre ishte i zgjedhuri i njerëzimit, Muhamedi salaAllahu alejhi ue selem? Kush ua mësoi atyre fikhun, usulin, sunetin që ata të mos e konsiderojnë natë të madhe, ngjarjen e Israsë dhe Miraxhit? A nuk jemi ne pasues të mësuesit të tyre, të dërguarit të Allahut?
Le të na mjaftojë ajo me të cilën ka ardhë Muhamedi alejhi selam dhe të mos shpikim asgjë në këtë fe të pastër dhe të ruajtuar nga Allahu.
Isranë dhe Miraxhin nuk e kane festuar shokët e Muhamedit alejhi selam , tabi’inet e as dijetarët e parë të ndershëm, edhe pse ata ishin që kujdeseshin për punët e mira më shumë se sa ne.
A nuk të mjaftojnë keto ajete dhe hadithe:
1) Allahu ka thënë: ”Sot ua kam përsosur fenë tuaj dhe e kam plotësuar dhuntinë time ndaj jush, dhe jam i kënaqur që feja Islame të jete feja juaj”. (Maide 3-2)
2) Allahu ka thënë: ”O besimtarë, nënshtrojuni Allahut dhe nënshtrojuni të derguarit …”. (Nisa 59 3)
3) Allahu ka thënë:” Thuaj: ”Nëse e doni Allahun, pasomëni mua…”. (Ali Imran: 31) .
O ti që pretendon se e do Allahun, nëse vërtetë e do Atë, paso të dërguarin e Tij, Muhamedin alejhi selam dhe kjo të mjafton, e mos ji viktimë e atyre që shpikën në fene e Allahut pa të drejtë, duke u shtirur se ata e duan dhe e madhërojnë me këtë Allahun, e ska dyshim se madhërimi i Allahut bëhet duke e permabjtur rrugën e Muhamedit alejhi selam.
4) Allahu ka thene:” Lë te ruhen ata atë cilët veprojnë në kundërshtim me urdherin e Tij, mos t’i godasë ndonjë ngatërresë apo mos t’i godasë ndonjë dënim i dhimbshëm”. (Nur: 63)
Muhamedi alejhi selam ka thënë: ”Kush shpikë në fenë tonë diçka që nuk është prej saj, ajo vepër është e refuzuar”. (Buhariu dhe Muslimi)
Muhamedi alejhi selam ka thënë: ”Fjalët më të mira janë fjalët e Allahut, udhëzimi më i mirë është udhëzimi i Muhamedit alejhi selam. Punët më të këqija janë shpikjet në fe dhe çdo shpikje është bidat (risi), çdo bidat është humbje dhe çdo humbje të çon në zjar”. Transmeton Muslimi.
Siç edhe e dimë në këtë ngjarje, pra natën e Israsë dhe Miraxhit, Allahu e ngriti robin e Tij, Muhamedin alejhi selam, në një pjesë të natës për t’ia kumtuar obligimin që nuk kontestohet në fenë tonë, shtyllën e kësaj feje, pra faljen e pesë kohëve të namazit. Andaj, ai/ajo që akoma i mungon kjo shtyllë, si pretendon të ngritet tek Allahu me adhurime specifike në kohë e momente të paargumentuara me Kur’an dhe Sunnet?

Një shkrim tjetër i dobishëm  Si do ndiheshe nëse pas vdekjes e sheh se ahiret nuk ka?

Përgatiti: Hoxhë Valdet Kamberi

image_pdf
Tags:

Categories

Archives