Sunday, 26/3/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Një mollë para buke për të rënë nga pesha


Një mollë para buke për të rënë nga pesha


molla

Studimet kanë treguar që pjesëmarrësit, të cilët rregullisht hanë mollë para vaktit dukshëm më lehtë e mbajnë peshën, por edhe dobësohen.

Pa dallim nëse zgjidhni mollë jeshile, të kuqe ose të verdhë, trupi juaj do të jetë mirënjohës për çdo kafshatë që do hani.

Në një studim të bërë me studentë të cilët nuk mbanin asnjë dietë, gjatë pesë javëve, 15 minuta para buke iu dha nga një mollë e qëruar dhe komposto molle. Personat që kishin ngrënë vetëm mollë, hëngrën më pak ushqim se ata që kishin pirë vetëm lëngun e mollës.

E pasur me fibra, vitaminë C, minerale, vitamina të grupit B, kalcium, kalium, fosfor, hekur, magnez dhe zink, ky frut përmban edhe shumë antioksidantë dhe fibra të tjera të cilat forcojnë ende më shumë sistemin imunitar.

Molla jo rastësisht është fruta më e preferuar nga dietologët. Përpos vlerave ushqyese që ka, molla shërben edhe për dietë. Ajo përmban vetëm 45-60 kalori për çdo 100 gramë

Një shkrim tjetër i dobishëm  Truri ne dite perpunon mbi 34 GB informata
Tags:

Categories

Archives