Sunday, 19/11/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Një metodë vetëmjekuese dhe 100% e sigurt, InshaAllah

Një metodë vetëmjekuese dhe 100% e sigurt, InshaAllah

Një metodë vetëmjekuese dhe 100% e sigurt, InshaAllah

Ajo me fjalën: Estagfirullah (kërkoj faljen tënde o Zot)
Kjo kurë është çdo ditë nga 2-4 orë, Istigfar pa ndalë derisa të zgjidhet problemi yt, dhe vazhdon edhe pas zgjidhjes së tij, deri në vdekjen tënde.

Shumë pacientë vinë e shkojnë. Përvoja më ka mësuar shumë gjëra prej njerëzve të ndryshëm. Disa persona po thonë: – “kemi bër rukje çdo kund, kemi bër hixhame, kemi përdor terapi, por prap nuk po shërohemi”.

Po mirë ti po thua: – “unë më herët kam shkuar nëpër fallxhor, kam marrë hajmalia e kam pirë ujë me hajmalia, por tani Elhamdulilah i fali 5 kohë namaz dhe jam penduar”. Elhamdulilah që ke fillu me fal namaz, por derisa të pastrohet sihri edhe gjynahu yt ka ende punë.

Disa motra kur vinë, po thonë: – “kemi dal me një djal ai më është betuar në Allah që e kam për seriozisht, edhe unë i kam bërë të gjitha me ta, por ai në fund më la”. E po tash e ke gjynahun e zinas, apo sikur disa tjera kur vinë thonë” – “mu apsolut sen nuk me ecë, jam e bllokuar në çdo gjë”, e si janë punët me Allahun?, përgjigj është: – “nuk falna por zemrën e kam të pastërt, keq si bëj askujt, mirë është mu fal, por unë s’po i kam renet niher”.

Disa tjerë po thonë” – “unë zemrën e kam të pastërt dhe mendim të keq s’kam”. Po a ka ma mendim më të keq se mos me kry urdhërin e Allahut?

Allahu në Kur’an thotë: Çfarëdo e keqe që mund t’ju godasë, ajo është pasojë e veprave tuaja (të këqija), e për shumë të tjera Ai u falë (42:30)

Një shembull: nëse ti motër apo vëlla e donë bashkshortën tënde shumë, dhe një ditë kur shkon në shtëpi e gjenë në tradhëti me dikë tjetër çka ndodhmes teje dhe ati personi? A je në gjendje me rrah gruan, me nda prej teje, ndoshta edhe me mbyt krejt, vetëm për një gabim?.

Por ktheje vetën në raport me Allahun, sa e sa gjynahet mundesh m’i bë gjatë ditës, kur je pa namaz e pa shumë gjëra tjera? Sa foto tua motër janë gjysëm nudo në Facebook? A mendon që ajo foto çdo minut mundet me grumbullu gjynahe tek ti? Për krejt këto çka me bë Allahu me ty…?

Do t’i përmendim disa ajete dhe disa agrumete në lidhje me istigfarin dhe gjynahet, spese na kanë dalë kogja si shumë do dijetar të Facebukut dhe një gjë që e shohin në këtë faqe, menjëherë po thonë” – “na kurrë s’kemi dëgju perkëto, edhe menjëherë kërkojnë argument,nëse nuk lexon kurrë, normal që s’ke me dëgju as me pa.

Thote allahu ne kuran ne lidhje me gjyhnahet: A t’ju tregoj unë se kujt i vijnë djajtë?
Ata i vijnë çdo gënjeshtari e mëkatari. (26:221-222)
Me shpjegu edhe ma thjesht gjynahet jane magnet I xhinve dhe shejtanve.

Fillimisht do t’i përmendim dobitë e istigfarit- të kërkuarit falje Allahut, të argumentuara me Kur’an dhe Sunnet.

1. Istigfari është shkak për faljen e mëkateve.

“Kush bën ndonjë të keqe apo ngarkon veten, pastaj kërkon falje te All-llahu, ai e gjen All-llahun falës dhe mëshirues”. (Nisa: 110). “O robërit e mi, ju bëni gabime natën dhe ditën, e unë ua fali të gjitha gabimet, kërkoni falje tek une, e unë ju fali juve”. Hadith kudsij.

2. Shkak për çlirimin nga brengat, për shtimin e rrizkut dhe lirim nga ngushticat e jetës.

Muhamedi alejhi selam thotë në një hadith: “Kush angazhohet me istigfar, Allahu i bën shteg në çdo ngushtësi, clirim nga cdo breng dhe e furnizon nga nuk e kujton”.

3. Shkak për zbritjen e mëshirës hyjnore dhe shpëtim në dynja e ahiret.

Ai (Salihu) tha: “O populli im, përse nguteni e kërkoni të keqen (dënimin) para të mirës, pse të mos kërkoni falje All-llahut që të mëshiroheni?” (Neml: 46).

4. Shkak për zbritjen e shiut, furnizim me fëmijë dhe arritjen e bereqetit.

Unë u thashë: “Kërkoni falje Zotit tuaj, se Ai vërtet falë shumë; Ai ju lëshon nga qielli shi me bollëk, Ju shumon pasurinë dhe fëmijët, ju bën të keni kopshte dhe ju jep lumenjë”. (Nuh: 10, 11, 12).

5. Mposhtë shejtanin.

Shejtani (i mallkuar) ka thënë: “Pasha Krenarinë Tënde o Zoti im! Nuk do të lë pa i mashtruar robërit e Tu derisa të jenë shpirtërat në trupat e tyre.” Allahu i Lartëmadhëruar tha: “Pasha Krenarinë dhe Madhërinë Time! Do t’ua falë (mëkatet) për aq sa ata vazhdojnë të më kërkojnë falje”. ( Imam Ahmedi dhe Hakimi).

6. Ata të cilët kërkojnë falje janë njerëzit me më pak mangësi dhe mëkate tek Allahu Teala.

“Tuba qoftë për atë që në fletushkën e tij gjenë shumë istigfar”. Hadith. Tuba është një pemë në Xhenet.
I është thënë disa prej të parëve tanë: si je ti në fenë tënde? U përgjigjë: e shkyej atë ( fenë) me mëkate dhe e arnoj me istigfar.
Është pyetur ibën Tejmije, Allahu e mëshiroftë: Cila është më e dobishme për robin, istigfari apo tesbihu? Është përgjigjur: nëse petku është i pastër, atëherë temjani dhe uji i luleve është më i dobishëm, e nëse petku është i ndytë, atëherë sapuni dhe uji janë më të dobishëm! Ka thënë: Tesbihu është temjani i të pastërve, ndërsa istigfari është sapuni i mëkatarëve.

Prej fryteve të të kërkuarit falje Allahut janë:

1. Siguri nga dënimi i Allahut.

Po All-llahu nuk do t’i dënojë ata, derisa ti (Muhammed) je në mesin e tyre dhe All-llahu nuk do t’i dënojë, derisa ata kërkojnë falje (istigfar). (Enfal: 33).
Nëse ndalemi dhe e analizojmë këtë ajet do të vijmë në përfundim se ne jemi privuar nga një shkak i faljes së mëkateve, e që ai shkak është prania e Muhamedit, alejhi selam, që d.m.th se mungesa e tij, salaAllahi aljehi we selem, është një shkak më pak dhe nuk kemi garanci se Allahu do të na falë, ndërsa na ka mbetë vetëm se të kërkuarit falje-istigfari.

2. Shkak për zbritjen e shiut dhe shtimin e forcës.

O populli im, kërkoni falje prej Zotit tuaj dhe ktheniu Atij, Ai ju lëshon shi me bollëk, dhe fuqisë suaj i shton fuqi, e mos refuzoni të bëheni e të bëheni mëkatarë!” (Hud: 52)

3. Shkak për largimin e belave dhe sprovave të njerëzve dhe shteteve.

“Kush bën ndonjë të keqe apo ngarkon veten, pastaj kërkon falje te All-llahu, ai e gjen All-llahun falës dhe mëshirues”. (Nisa: 110).

4. Ata që e shpeshtojnë istigfarin, Allahu u jep jetë të lumtur.

“E të kërkoni falje Zotit tuaj dhe pendohuni (kthehuni) te Ai, se Ai do të ju mundësojë përjetime të mira (në këtë jetë) deri në një afat (të caktuar) dhe çdo punëmiri i jep shpërblimin e merituar. në qoftë se refuzojnë (të kërkojnë falje), unë pra kam frikë për ju, dënimin e ditës së madh”. (Hud: 3)

5. Shkak për ngritjen e shkallëve pas vdekjes.

“Allahu i ngritë shkallët e robit në Xhennet dhe robi i thotë: “prej nga unë këto”? Allahu i thotë: për shkak të kërkimit falje tek Allahu nga fëmiu yt”. Hadith.

6. Shkak për hyrjen në Xhennet.

“Të thënurit me bindje e duasë ‘zotëriu i istigfarit- sejjidul istigfar’, nëse vdes para perëndimit të diellit, hyn në Xhennet, dhe nëse e thua në mbrëmje dhe vdes atë natë, para agimit, hyn në Xhennet”. Pejgamberi alejhi selam.

7. Shkak për pastrimin e zemrës.

Çdo rob i Zotit ka një pikë të bardhë në zemër. Kur kryen një mëkat, një pikë e zezë shfaqet brenda kësaj pike. Nëse vazhdon me mëkate, e zeza rritet gjithë kohës dhe e mbulon të bardhën. Kur e bardha të jetë mbuluar krejtësisht, i zoti i kësaj zemre kurrë më nuk kthehet drejt të mirës. Këtë e thotë Zoti edhe në Kur’an: “Por jo, bëmat e tyre u janë bërë ndryshk mbi zemra…”(Mutafifinë: 14).

Në fund, thanë për istigfarin

“Kur’ani u tregon për sëmundjen dhe shërimin. Sëmundje janë mëkatet, ndërsa shërimi është istigfari”. Katade.

“Iblisi ka thënë i kam shkatërruar bijtë e Ademit me mëkate, ata më shkatërruan me istigfar dhe La ilahe il-lAllah.” Ibn Xheuzij.

“Çudi me atë i cili shkatërrohet dhe me vete e ka shpëtimin. I thanë kush është shpëtimi? Tha: istigfari.

Është pytur shejh Shenkiti Allahu e ruajt:
Me çfar na këshilloni te angazhohemi gjate pritjes se koheve te adhurimit?
Tha:
Angazhimi më i mirë ne këo kohë të është “istigfari” kërkimi i shpesht i faljes, sepse gjynahet robin e privojnë nga suksesi!!
Nëse robi e obligon zemrën e tij me istigfar, atehere është pastruar.
Nëse ka qenë i dobët, atehere është forcuar.
-Nëse ka qenë i sëmurë, atehere është shëruar.
Nëse ka qenë i sprovuar, atehere është falur.
Nëse ka qenë i lëkundur, atehere është udhëzuar.
Nëse ka qenë i shqetësuar, atehere është qetësuar.
Istigfari është siguria më e madhe e ngelur tek ne mbas Profetit(alejhi salatu ue selam).
Ibn Kethiri thotë:
” Ai i cili cilësohet me këto cilësi, pra, me cilësin e istigfarit, Allahu ja lehtëson atij gjetjen e rriskut, ja lehtëson atij çeshtjet, e mbron dhe e forcon.
Meditoni fuqinë e kësaj thënie të cilën e ka thënë Omer Ibn Hatabi (Allahu qoftê i kënaqur prej tij).
” Nësë zbret rufeja nga qielli nuk e dëmton kërkuesin e faljes.”
️I kërkoj falje Allahut të Madhëruar i Cili nuk ka të adhuruar me të drejte përveç Tij, i Gjalli përgjithmonë, Mbikqyrës i çdo gjëje, aq sa është numri i krijesave të Tij, dhe aq sa dëshiron Ai, po aq sa është i bukur Arshi i Tij dhe sa ngjyra e pasosur (e pafund) për t’i shkruar Fjalët e Tij.

“Robi i Allahut nuk ka fqinj më të dashur në varrin e tij, se sa istigfari”. Ebul Munhel.

“O ju njerëz, ju po bëni shumë mëkate, bëni edhe shumë istigfar. Nëqoftë se në Ditën e Gjykimit gjeni në fletushkën tuaj mes dy rreshtave istigfar, kjo do t’iu gëzojë”. Ebu Bekër Muzeni.

“Shpeshherë ndalem në një mesele të cilën nuk e kuptoj, i kërkoj falje Allahut njëmijë herë, derisa Allahu më hapë gjoksin”. Ibn Tejmije.

Rukjegjiu: Besim Misini

Categories

Archives