Saturday, 22/7/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Një mësuese shumë e bukur që nuk u martua kurrë……pse???

Një mësuese shumë e bukur që nuk u martua kurrë……pse???

mesuese

Një mësuese në një shkollë vazhdimisht shqetësohej nga pyetjet e kolegeve të saja …pse nuk martohesh…ti je shume e bukur…ç’të pengon të martohesh etj…?

Një ditë, mësuesja vendosi t’u tregojë shkakun pse nuk martohej. Fillon rëfimin e saj:
Në lagjen time jetonte një grua e cila kishte lindur 5 vajza ndërsa burri i saj e kishte kërcnuar atë duke i thënë se nëse lind edhe të 6-tën vajzë, ai do ta divorconte atë. Dhe vërtetë, fëmiu i gjashtë ishte vajzë. Pasi lindi vajza e gjashtë, babai merrë foshnjen dhe pas namazit të Jacisë e vendos te dera e xhamisë, kur shkoi në namazin e Sabahut foshnja ende qëndronte aty, nuk e kishte marrë njeri. E mori dhe e çoi në shtëpi. Çdo natë pas jacie e vendoste te xhamia por në mëngjes përsëri e gjente aty. Kaluan 7 ditë në këtë gjendje. Nëna e gjorë vazhdimisht lutej për vajzën e braktisur nga babai zemërgurë… Burri mërzitet nga kjo gjendje dhe e çon vajzën në shtëpi ndërsa nëna gëzohet tejmase kur e sheh vajzën në shtëpi. Kaloi një kohë dhe nëna përsëri mbeti shtatzënë por u shtua dhe ankthi i saj nga frika që mos të lindë vajzë përsëri. Por All-llahu kishte caktuar diçka tjetër, lindi djalë mirëpo pas lindjes së djalit i vdes vajza e madhe dhe sa herë që lindte nga një djalë i vdisnin vajzat derisa i vdiqen 5 vajzat por nga ana tjetër i lindën gjithsej 5 djem. Vajza që donte ta braktiste babai, ishte e vetmja vajzë që mbeti gjallë dhe 5 djemtë.

Kaloi një kohë, vajza dhe vëllezërit e sajë u rritën ndërsa nëna e tyre e shkretë vdiq.
………………………………………………………………………………………………
Mësuesja e bukurë (e pamartuar) i pyeti kolegët e saja: A e dini se kush është ajo vajza që jetoi dhe u rrit në gjirin familjar mes 5 vëllezërve?
Unë jam ajo, tha mësuesja.

Një shkrim tjetër i dobishëm  FJALA E MIRË ËSHTË SADAKA!!

Unë nuk jam martuar pasi të 5 djemtë e kanë braktisur babin tim të moshuar, ata janë larguar nga shtëpia dhe vijnë ta vizitojnë babin një hërë në muaj apo në dy muaj ndërsa unë vazhdimisht kujdesem për babain tim që ka dashur të më braktisë nga shtëpia. Tani babai im është një plak i moshuar ndërsa unë për atë tani pasi u punësova, paguajë shofer personal dhe shërbëtore që gatuan dhe pastron shtëpinë dhe lanë teshat e babait tim. Sa herë që hyj në shtëpi, babai im nga pendimi vazhdimisht qanë për atë që ka bërë me mua ndërsa unë vazhdoj ta ngushëllojë duke i thënë; TA KAM FALUR I DASHUR BABA…

Nga arabishtja: Zekerija Rushani

Tags:

Categories

Archives