Friday, 20/10/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Maskë për mbylljen e poreve të mëdha

Maskë për mbylljen e poreve të mëdha

poret

Më poshtë po ju rekomandojme një maske shumë të mirë për mbylljen e poreve të mëdha:

1 e bardhë veze
1/2 (gjysmë) luge lëng limoni
1/4 domate (në madhësi të vogël)

Përgatitja:
Pasi të keni pastruar të gjitha farëzat e domates, grijeni hollë në rende. Në një tas rrihni të bardhën e vezës, derisa të formohet një shkumë e trashë, në vazhdim, shtoni lëngun e limonit (rriheni dhe pak akoma), dhe në fund shtoni domaten e grirë dhe trazojini mirë.

Përdorimi:
Ngaqë maska është e lagësht, aplikojeni me furçë, në 2-3 shtresa në të gjithë sipërfaqen e fytyrës ose vetëm në ato pjesë ku poret janë më të mëdha. Lereni maskën të veprojë për rreth 20 minuta dhe pastaj shplajeni me ujë të vakët.

Limoni dhe domatja janë të pasura me acide, ato largojnë qelizat e vdekura nga lëkura, papastërtitë e mbledhura në pore, yndyrnën e tepërt etj. Ndërsa e bardha e vezës forcon poret e lëkurës duke e bërë lëkurën më rrezatuese dhe rinore.

Një shkrim tjetër i dobishëm  Çfarë e shkakton urinimin e pavullnetshëm?
Tags:

Categories

Archives