Saturday, 22/7/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Një këshillë për dhënien e lëmoshës në mënyrë të fshehtë !

Një këshillë për dhënien e lëmoshës në mënyrë të fshehtë !

sadaka

Shko tek dyqanet ushqimore në lagjet e varfëra të qytetit dhe kërkoje prej shitësit fletorën e borxhit të myshterinjeve të dyqanit. Me siguri se aty do të gjeni të veja, jetim, skamnorë të cilët kanë blerë borxh dhe tani janë në pritje të ndonje page apo ndihme sociale në mënyrë që të shlyejn borxhin. Ti ndoshta do të gjesh shuma të vogla nga këndëveshtrimi yt por që për jetën e tyre është një ngarkesë dhe një shqetësim i madh.
Paguaj borxhet e tyre dhe fshije emrin e tyre nga këto fletore, edhe nëse këtë nuk mund ta bësh tërësisht atëherë bëje pjesërish. Përserite këtë gjest për çdo muaj dhe nëpër dyqane të ndryshme të qytetit apo të fshatit.
Edhe nëse këtë nuk mund ta bësh atëherë së paku shprendaje këtë ide dhe mos harro se Allahu xh.sh është në ndihmën e robit të Tij përderisa robi është në ndihmën e vëllait të tij.

By: Artan Musliu

Një shkrim tjetër i dobishëm  Çfarë po e pengon (mos)integrimin e Kosovës?
Tags:

Categories

Archives