Friday, 19/10/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Një goditje në tru ndodh kur furnizimi me gjak i një pjesë të trurit tuaj ndërpritet



Një goditje në tru ndodh kur furnizimi me gjak i një pjesë të trurit tuaj ndërpritet

Një goditje në tru ndodh kur furnizimi me gjak i një pjesë të trurit tuaj ndërpritet ose ngadalësohet, duke i privuar kështu indeve të trurit oksigjenin dhe lëndët ushqyese. Brenda pak minutash, qelizat e trurit fillojnë të vdesin.
Klasifikohet si një emergjencë mjekësore. Trajtimi i shpejtë është vendimtar për shpëtimin e jetës së pacientit. Reagimi i menjëhershëm minimizon konsiderueshëm dëmtimin e trurit dhe komplikimet e mundshme.
Lajm i mirë është se goditjet mund të trajtohen dhe të parandalohen, dhe kjo çon në uljen e vdekshmërisë nga goditjet në tru në ditët e sotme.

Simptomat, si ta dallojmë:
Njihuni me shenjat më të shpeshta. Kushtojini vëmendje kohës kur fillojnë të shfaqen si edhe kohëzgjatjes së tyre.
– Probleme me të folurit dhe të kuptuarit. Ju mund të përjetoni konfuzion. Vështirësi në komunikim
– Paraliza ose mpirje e fytyrës, krahut ose këmbës. Ju mund të shfaqni mpirje të papritur, dobësi ose paralizë në fytyrë, krah ose këmbë. Kjo shpesh ndodh vetëm në njërën anë të trupit tuaj. Mundohuni të ngrini të dy krahët mbi kokën tuaj në të njëjtën kohë. Nëse një krah fillon të bjerë, mund të keni një goditje në tru. Gjithashtu, njëra anë e gojës mund të ulet kur përpiqesh të buzëqeshësh.
– Vështirësi për të parë me një ose të dy sytë.
– Dhimbje koke. Një dhimbje koke e papritur, e rëndë, e cila mund të shoqërohet me të vjella, marramendje.
– Probleme me ecjen, ekuilibrin. Ju mund të pengoheni ose të përjetoni marramendje të papritur, humbje të ekuilibrit.

Kur është koha të drejtoheni tek mjeku?
Kërkoni ndihmë të menjëhershme mjekësore nëse vëreni ndonjë shenjë ose simptomë të goditjes, edhe nëse duket se atom und të luhaten ose zhduken. Mendoni “shpejt”:





– Fytyrë. Kërkojini personit të buzëqeshë. A bie njëra anë e fytyrës?
– Krahë. Kërkojini personit të ngrejë të dy krahët. A ka një krah që qëndron më poshtë? Apo është një krah që nuk mund të ngrihet?
– Komunikim. Kërkojini personit të përsërisë një frazë të thjeshtë. A është i qartë kur flet?
– Koha. Nëse vëreni ndonjë nga këto shenja, lajmëroni ambulancën.
Mos prisni për të parë nëse simptomat ndalen. Çdo minutë llogaritet. Sa më shumë kohë të kalojë pa marrë trajtimin e duhur, aq më i madh është potenciali për dëmtimin e trurit dhe pasojave fatale.
Nëse jeni me dikë që dyshoni se ka një goditje, monitoroni me kujdes personin, duke pritur ndihmën emergjente.
Spitali Amerikan, ju vjen ne ndihme Qendren e Strokut, ku pret ne kohe, trajton me profesionalizem dhwe menaxhon me sukses rastet e urgjencave me goditje ne tru.
Kontaktoni ne nr. 042 35 75 35 dhe informohuni me shume.
Spitali Amerikan, perqafoje jeten!