Tuesday, 11/12/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame
Tirana
0C

Një fëmijë që nuk fliste dot erdhi pranë Muhamedit (a.s.)



Një fëmijë që nuk fliste dot erdhi pranë Muhamedit (a.s.)
Në librat e tyre të hadithit Imam Bejhakiu dhe Imam Nesaiu transmetojnë nëpërmjet një zinxhiri të saktë se një fëmijë me emrin Muhamed bin el-Hatib ishte djegur me ujë të valuar dhe të gjithë krahun e kishte të djegur. Profeti Muhamed (a.s.) ia mori dorën dhe duke shpërndarë mbi të pështymëne tij të bekuar krahu i djaloshit u rikthye siç kishte qenë më parë sikur të mos kishte ndodhur asgjë.
– Një fëmijë që nuk fliste dot erdhi pranë Muhamedit (a.s.). Ai iu drejtua fëmijës duke i thënë: “Kush jam unë?” Ai fëmijë që nuk fliste dot, iu përgjigj: “Ti je i Dërguari i Allahut” dhe filloi të fliste.
Një herë tjetër Profeti i nderuar (sallallahu alejhi ve sellem) e vendosi dorën e tij në kokën e Umejr b. Sa`d-it dhe i bëri dua. Me bereqetin e kësaj duaje dhe vendosjen e dorës së Tij të nderuar mbi kokën e tij, ai person kur vdiq në moshën tetëdhjetvjeçare nuk kishte asnjë thinjë në kokë.