Monday, 20/8/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

NJË DIJETAR MË I VËSHTIRË PËR SHEJTANIN SE NJË MIJË ADHURUES



NJË DIJETAR MË I VËSHTIRË PËR SHEJTANIN SE NJË MIJË ADHURUES

NJË DIJETAR MË I VËSHTIRË PËR SHEJTANIN SE NJË MIJË ADHURUES

a). Tregohet se një adhurues, prej beni Israilëve e adhuronte Allahun e Lartmadhëruar në një faltore në një maje të një kodre. Një ditë prej ditësh, si zakonisht, del të shëtisë vërdallë faltores së tij për të vështruar se çka ka krijuar Allahu i Lartmadhëruar. Gjatë shëtitjes në mes të rrugës e sheh një kufomë prej të cilit buronte një erë e keqe. Adhuruesi lakon rrugës për t’i ikur erës së keqe. Atëherë shejtani i paraqitet në formë të një njeriu të devotshëm dhe i thotë:

“Të mirat e tua aq shumë janë larguar sa që nuk vlejnë te Allahu fare. Adhuruesi i thotë: “Po përse?!” Ai i thotë: “Sepse ti nuk pranove ta durosh erën e keqe të njeriut sikurse ti. Në atë moment adhuruesi u skuq në fytyrë. Mirëpo, shejtani si këshilltar i mirë i thotë: “Nëse dëshiron që Allahu të ta falë mëkatin, atëherë mbyte një mi dhe varre në shpinën tënde dhe me të adhuroje Zotin tënd gjatë gjithë jetës tënde. Adhuruesi injorant e zbatoi këshillën e shejtanit. Kështu që e zuri një mi, e mbyti dhe vazhdoi ta adhurojë Allahun me ndyrësirë në shpinë më shumë se 60 vjet, deri sa vdiq (dhe i tërë adhurimi i tij është zhvlerësuar).
Në lidhje me këtë ngjarje Pejgamberi s.a.v.s. ka komentuar vlerën e diturisë apo ndejën (qëndrimin) me dijetarë “është me vlefshme se adhurimi i 60 viteve”.





b). Tregohet se përderisa një ditë prej ditësh Abdul Kadir Xhejlaniju (Zoti e pastë mëshiruar) kalonte nëpër shkretëtirë, sheh në horizont një dritë të madhe dhe dëgjon një zë: “O Abdul Kadir! Zoti yt t’i ka lejuar ty të ndaluarat”. Abdul Kadiri i thotë: “Mbylle gojën o i mallkuar”. Kur në atë moment drita venitet, atëherë një zë i thotë: “O Abdul Kadir! Ti shpëtove nga unë, falë diturisë tënde dhe fikhut tënd, dhe urdhrit të Zotit tënd. Po me këtë mënyrë i kam humbur 70 adhurues të mëdhenj, po mos të ishte dituria jote, do të të kisha humbur edhe ty”.

c). Tregohet se, përderisa një ditë Isa a.s. qëndronte në një kep, i shkon shejtani e i thotë: “A nuk thoni se kur Allahu dëshiron që dikush të vdes ai patjetër duhet të vdes?” I thotë: “Po. Përndryshe nuk vdes”. Atëherë Iblisi, qoftë i mallkuar, i thotë Isaut a.s.: “Atëherë, hidhu prej këtij kepi dhe shiko nëse Allahu ka caktuar të vdesësh do të vdesësh, e nëse jo, nuk do të vdesësh”. Isa a.s. i thotë: “Mbylle gojën o i mallkuar, se Allahu është Ai, i Cili i vë në sprovë njerëzit, e nuk është që njerëzit ta vendosin në sprovë Zotin e tyre”.





Categories

Archives