Monday, 25/6/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Një çaj nga kjo bimë para se të hani mëngjesin do t’ju ndihmojë për të luftuar lodhjen kronike dhe artritin

Një çaj nga kjo bimë para se të hani mëngjesin do t’ju ndihmojë për të luftuar lodhjen kronike dhe artritin

Një çaj nga kjo bimë para se të hani mëngjesin do t’ju ndihmojë për të luftuar lodhjen kronike dhe artritin.

Ai që pi një filxhan çaj trumzë herët në mëngjes, në vend të kafesë do të ndiejë efektin e dobishëm: forcon metabolizmin, shëron ngacmimet në stomak, shëron problemet me kollën dhe shëndetin e përgjithshëm”.

A e dini se gjatë shekujve trumza ka qenë përdorur për shërimin e shumë sëmundjeve? Shumë kohë para mjekësisë moderne, trumza përdorej për të shëruar plagë të ndryshme dhe parandaluar infeksionet. Në mesjetë një degëz trumzë është përdorur nën jastëk, jo vetëm për të ndihmuar një gjumë qetësues por edhe për të shmangur të këqijat. Fjala rrjedh nga greqishtja ‘Thimòs’ që do të thotë guxim, por edhe ushtarët romakë laheshin me ujë me trumzë për kurajo dhe forcë fizike.

Vajrat esenciale të trumzës kanë veti:
Antireumatizmale
Anti-parazitare
Antiseptike
Anti-virale
Anti-fungale

Përbërësit:
Një lugë gjelle me trumzë të thatë (ose dy lugë gjelle me trumzë të freskët)
1 kupë ujë

Përgatitja:
Vendoseni të valojë ujin në zjarr, shtoni trumzën në tenxhere dhe fikeni zjarrin kur të ketë marrë valë. Mbulojeni dhe lëreni të qëndrojë për 5 minuta. Më pas kullojeni. Idealja është të pini 1 çaj çdo mëngjes para se të hani mëngjesin./shije.al/

Categories

Archives