Saturday, 15/12/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

NIJETI NË NAMAZ BËHET ME ZEMËR E JO ME GOJË!



NIJETI NË NAMAZ BËHET ME ZEMËR E JO ME GOJË!

Disa njerëz kur duan të falin namazin, nijetin e bëjnë me gojë: E bona nijet me falë farzin e akshamit tre rekate, është e lejuar një gjë e tillë apo jo ?
Dhe në cilat raste lejohet bërja e nijetit me gojë!?

Përgjigje:
Bërja e nijetit me gojë për faljen e namazit është bidat(risi) i shpikur në Fenë e Allahut.

Të thuash nijetin për namaz:
E bona nijet me falë farzin e jacisë katër rekate, farzin e drekës dhe ikindisë katër rekate, farzin e sabahut dy rekate dhe farzin e akshamit tre rekate, të gjitha këto janë bidate, ngase pejgamberi alejhi selam dhe shokët e tij nuk e vepronin njê gjë tê tillë.

Ka ardhur në transmetime se pejgamberi alejhi selam u kthye në drejtim të kibles dhe ka marrë tekbir, njëherit ky veprim argumenton se para marrjes së tekbirit pejgamberi alejhi selam nuk ka folur asgjë, qoftë edhe fjalën: E bona nijet me falë filan namazin farz, etj.

وفي حديث عائشة رضي الله عنها في صحيح مسلم قالت:
كان يفتتح الصلاة بالتكبير والقراءة بالحمد الله رب العالمين.
(أخرجه مسلم: 489).

Në hadithin që e transmeton Aisheja, radijAllahu anha, e cila thotë:
” Pejgamberi alejhi selam fillonte namazin me tekbir dhe vazhdonte me leximin e sures el fatiha(elhamdulilahi rabilalemin).”
(Muslimi: 489).

Ky hadithë argumenton se pejgamberi alejhi selam nuk ka bë nijet me gojë: E bona(vendosa) nijet me falë filan namazin, etj.

Dijetarët e hadithit thojnë se po të hulumtoje njeriu hadithe të sakta, të dobëta, të shpifura në lidhje me lejueshmërin e bërjes së nijetit me gojë për namaz nuk do mund të gjejë se pejgamberi alejhi selam e ka bêrë nijetin me gojë para fillimit të namazit(qoftë farzin apo sunetin).

As pejgamberi alejhi selam, as sahabët e as tabi’inët nuk e kanë bërë nijetin me gojë, dëshmon që bërja e nijetit me gojë është bidat(risi).

Fjala e Allahu e hudhë posht këtë bidat, ku thotë Allahu:

قُلْ أَتُعَلِّمُونَ اللَّهَ بِدِينِكُمْ وَاللَّهُ يَعْلَمُ مَا فِي السَّمَاوَاتِ وَمَا فِي الْأَرْضِ ۚ وَاللَّهُ بِكُلِّ شَيْءٍ عَلِيم.
” Thuaju (atyre):
“Vallë, a ju ta lajmëroni Allahun për besimin tuaj, e Allahu i di të gjitha çka ka në qiej dhe në Tokë!
Allahu është i dijshëm për çdo gjë.”
(El Huxhurat: 16).





Mos harro se Allahu e dinë çfarë qëllime ke, nuk ke nevoj t’i tregosh Allahut se po e fali farzin, sunetin, ngase Allahu është i gjithëdijshëm për çdo gjë.

Nijeti me gojë është bidat në:
Namaz, Tavaf, Sa’j, etj.

Kurse, nijeti me gojë lejohet në:
Haxh, Umre, prerjen e kurbanit.

Për këto gjëra kanë ardhur argumente(hadithe).

Psh. O Allahu im e vendosa kryerjen e umres apo haxhit, më ndihmo dhe lehtësoma kryerjen e tyre.

Bismilah, Allahu ekber(Me emrin e Allahut, Allahu është më i madhi) e vendosa me pre këtë kurban për filanin, pranoje.
(Shiko hadithet për nijetin e haxhit, umres dhe kurbanit me gojë: Muslimi: 1207{105} dhe Ahmedi: 23860 dhe 27190).

Këto janë tre raste kur lejohet bërja e nijetit me gojë.
Ne duhet të mjaftohemi me gjëra që na kanë ardh të sakta nga Muhamedi alejhi selam, e themi atë që ka thënë pejgamberi alejhi selam dhe nuk e themi atë që nuk e ka thënë Muhamedi alejhi selam, ai është shembulli i rrugës së udhëzimit.

Allahu i Madhëruar, thotë:
لَقَدْ كَانَ لَكُمْ فِي رَسُولِ اللَّهِ أُسْوَةٌ حَسَنَةٌ لِمَنْ كَانَ يَرْجُو اللَّهَ وَالْيَوْمَ الْآخِرَ وَذَكَرَ اللَّهَ كَثِيرًا.
” Ju, me të vërtetë, Pejgamberin e Allahut e keni shembull të mrekullueshëm, për atë që i frikësohet Allahut dhe Ditës së Kijametit, dhe i cili e përmend shumë Allahun.”
(El Ahzab: 21).

Shejh Abdullah el Humejdi, rahimehullah.

Nga arabishtja:
Suad Shabani