Friday, 20/10/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Nigeri, krishterët me të madhe konvertohen në Islam

Nigeri, krishterët me të madhe konvertohen në Islam

Në regjionin e quajtur IgboLand në Nigeri, një numër i madh i të krishterëve konvertohen në Islam. Sipas një reportazhe në Onislam.net, në këtë regjion i cili i takon njërit nga qytetet më të mëdha të Nigerisë, Lagos konvertimi në Islam para disa kohëve ka qenë i paimagjinueshëm ndërsa sot ata me të madhe thonë se “e kanë gjetur fenë e vërtetë”.

nigeri muslimanet

“Shumë fjalë janë thënë për konvertimin tonë. Disa thonë se e kemi bërë për para, por kjo nuk është e vërtetë. Jam konvertuar për hir të Allahut” thotë Uchenna Ukah, tani më Ibrahim Ukah.
Ai është një nga 18 meshkujt nga Igbo i cili e ka pranuar Islamin në xhaminë Abuja në kryeqytetin e Nigerisë. Meshkujt që janë konvertuar janë zakonisht nga 25 deri më 35 vjeçar.

Ndërsa më herët sivjet, madje dhe një prift i krishter si dhe më vonë një vajzë e një prifti e kanë pranuar Islamin dhe kjo e ka çuar peshë opinionin vendas duke spekuluar për arsye të ndryshme të konvertimit të tyre.

Për Ibrahim Ukah, leximi i biografisë së profetit Muhamed (a.s) e ka shtyrë atë të mendojë për Islamin.

“Mesazhet e Kuranit fisnik nuk mund të manipulohen, ai nuk jep mesazhe të dhunshme e aq më pak mesazhe për bombardimin e të pafajshmëve” thotë Tobechi Ukah, vëllai i Ibrahim Ukah, i cili gjithashtu është konvertuar në Islam. /Portalb

Një shkrim tjetër i dobishëm  A lejohet aborti ne Islam? - Enis Rama

Categories

Archives