Thursday, 25/5/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Ngushëllohu me ata qe i ka goditur belaja


Ngushëllohu me ata qe i ka goditur belaja


pikellimi

Kthehesh ne te djathte e ne te majte, a sheh diçka përveç ndonjë te vene ne sprove dhe a vëren ndokënd përveç se ndonjë te dëshpëruar, gati ne çdo shtëpi gjen vajtuese, ne çdo faqe lot dhe ne çdo luginë i gjen te bijtë e Sa’dit. Sa te shumta qe janë belatë dhe sa shume durimtare qe ka! Nuk je ti i vetmi i goditur, bile telashet tua ne krahasim me te tjerët janë te pakta; sa prej te sëmurëve me vite te tera rrotullohen ne shtretërit e tyre ne te djathte e ne te majte duke rënkuar e bërtitur nga dhembjet.
Sa prej te burgosurve qe me vite te tera kane kaluar duke mos e pare diellin me sy, ata nuk njohën përveç qelive. Sa burra e gra humben loçkat e zemrave te tyre qysh ne ditët e pare rinore! Sa shume qe ka borxhlinj, te dëshpëruar e te sprovuar! E ty te mbetet qe te ngushëllohesh me te tillët dhe te dish bindshëm se kjo jete është shtëpi e sprovave për besimtarin. Ne mëngjes i sheh pallatet te mbushura përplot me anëtare, ndërsa muzgu i zë te rrezuara e me çati te përmbysura; derisa çdo gjë është ne rregull, trupat janë ne shëndet, pasuritë janë te bollshme dhe fëmijët janë shumuar e me pastaj këto janë vetëm disa dite, kur qe varfëria dhe vdekja, ndarja dhe sëmundjet: “Dhe juve iu be e qarte se si vepruam me ta dhe u sjellëm shembuj”(Kur’an).

Prandaj, ti duhet ta përshtatesh veten tende ashtu sikurse deveja e stërvitur e cila gjunjëzohet mbi shkëmb dhe duhet qe sprovat tua t’i matesh me te atyre qe janë rreth teje dhe te atyre qe kane shkuar gjate kohës, kështu qe ty te behet e qarte si te ne krahasim me ta je i shëndoshe e i kursyer dhe se nuk te ka goditur pos disa te shpuarave te lehta, pra falënderoje All-llahun për butësin e Tij dhe për atë qe te ka lëne, llogaritë shpërblimin tek Ai për atë qe ta ka marre dhe ngushëllohu me ata qe janë rreth teje.

Një shkrim tjetër i dobishëm  Buzeqesh edhe pse....

Sikur rreth meje te mos ishin ata qe vajtojnë e qajnë për vëllezërit e tyre do ta mbytja veten time.

E ti e ke shembull te Dërguarin e All-llahut, mbi kokën e te cilit hodhën ndyrësira, iu përgjakën dy këmbe e t’ia, iu plagos fytyra dhe u izolua derisa u detyrua te ushqehet me fletët e drunjve, u përzu nga Mekja, iu thyen dhembet, ia fyen nderin e gruas se tij te ndershme, ia vranë 70 shoke, i vdiq i biri, i vdiqën bijat, e lidhi gurin për barku nga uria, e akuzuan si poet, sihirbaz, falltor, te çmendur, gënjeshtar, e All-llahu e ruajti dhe e kurseu nga e tere ajo; e tera kjo ishte bela qe patjetër u desh te ndodhte dhe pastrim e forcim qe nuk ka me te madhe se ajo; para tij u vra Zekerija alejhis-selam, u masakrua Jahjau, u internua Musua, i dashuri Ibrahim u vendua ne zjarr;…edhe imamët (udhëheqësit) pësuan një gjë te tille; Omeri u shpërla ne gjakun e tij, bene atentat mbi Othmanin, e theren me thike Aliun, u rrahën shpinët e imamëve e u burgosen dinjitozet e u dënuan te mirët: “A menduat se do te hyni ne xhennet pa u provuar edhe ju me shembullin e atyre qe ishin para jush, te cilët i goditen vuajtjet e u tronditen fort”(Kur’an).
Aid el Karni

Tags:

Categories

Archives