Thursday, 19/7/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Ngjyra e gjakut gjatë ciklit menstrual mund të na thotë shumë për shëndetin tonë



Ngjyra e gjakut gjatë ciklit menstrual mund të na thotë shumë për shëndetin tonë

Sipas ekspertëve, është normale që ngjyra e menstruacioneve të ndryshojë gjatë ciklit, por janë disa shenja që tregojnë se mund të kemi një problem specifik shëndetësor. Ja ngjyrat e mundshme që gjaku mund të marrë gjatë menstruacioneve dhe domethënia që ato kanë për ciklin dhe për shëndetin tonë.femer

Ngjyrë e kuqe e hapur, është zakonisht në fillim të ciklit dhe tregon se gjaku nuk ka qëndruar për shumë kohë në mitër. Nëse ai ndryshon ngjyrë papritur kjo tregon se mund të kemi një shkëputje të një kisti në vezore.

Ngjyrë e kuqe e errët, kjo ngjyrë tregon se gjaku ka qëndruar për një kohë më të gjatë në mitër, zakonisht ndodh në fund të ciklit menstrual dhe tregon zvogëlim të hemorragjisë dhe nivel të lartë estrogjeni. Këto janë shenja shumë normale dhe s’ka asgjë për t’u shqetësuar.





Ngjyrë kafe ose e zezë gjaku, kjo ndodh përgjithësisht në fund të ciklit, dhe ka këtë ngjyrë sepse gjaku ka ndenjur për një kohë më të gjatë në mitër.

Ngjyrë shumë e hapur gjaku, kjo ndodh para ciklit dhe tregon nivele shumë të ulëta të estrogjenit. Duke pasur parasysh se problemet e hormoneve sjellin ndërlikime të shëndetit, si cikël të çrregullt, lodhje dhe dhembje, gjinekologët këshillojnë që të kryhen vizita sapo të vihen re shenja të tilla. /shendeti.com.al/





Categories

Archives