Monday, 23/10/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Ngjarje interesante në kohën e Omerit radijAllahu anhu

Ngjarje interesante në kohën e Omerit radijAllahu anhu

Ngjarje interesante në kohën e Omerit radijAllahu anhu

Përshtati dhe përzgjodhi : Rashit Zylfiu

Shkojnë baba dhe bir tek Omeri radijAllahu anhu, i cili kur pa që fëmija i ngjante aq shumë babait të tij, tha: “Vallahi! Nuk kam parë një përngjasim të tillë kurrë më parë!”
“O prijësi i muslimanëve, do të çuditesh edhe më shumë sikur ta dish se nëna e ka lindur në varr.” Në këtë moment Omeri e ndryshoi bisedën.
Ai kishte dëshirë t’i dëgjonte gjërat e çuditshme. Omeri i tha: “Më trego si ka ndodhur.”
“O prijësi i muslimanëve, gruaja ime ishte shtatzënë me këtë djalë dhe unë vendosa të udhëtoja. Kur erdha koha për t’ia kthyer shpinën, ajo më ndali te dera e deshi të më pengojë dhe më tha: “Si më lë në këtë gjendje? Unë jam shtatzënë!” Atëherë vendosa dorën në barkun e saj dhe thashë: “O Allah, o Zoti im! Këtë foshnjë po e lë nën përkujdesjen Tënde”, dhe u nisa, por kisha harruar të thosha “edhe gruan time”. Kur u ktheva pas udhëtimit, gjeta derën e shtëpisë të mbyllur dhe në atë moment erdhën kushërinjtë, më rrethuan dhe më thanë se gruaja ime kishte vdekur. Thashë: “Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi!” Atë natë më morën për darkë dhe gjersa po hanim bukë, filloi të dalë një tym nga varret . I thashë: -Ç’është ky tym kështu?! M’u përgjigjën: “Ky tym çdo natë del nga varri i gruas tënde prej ditës që e kemi varrosur.” Atëherë u ngrita dhe thashë: -Pasha Allahun, nuk di se ajo i ka bërë keq dikujt, ka falur namaz, ka agjëruar…, nuk do të lejoj që dikush të mendojë keq për të”, dhe u drejtova nga varri i saj. Kushërirat më ndoqën nga pas. O prijësi i muslimanëve, kur arrita tek varret, fillova ta hap varrin e saj dhe e gjeta të vdekur, e tek këmbët e saj gjeta djalin tim, që është me mua sot. Në atë moment dëgjova një zë duke thënë: “O ti që ke lënë këtë amanet nën përkujdesjen e Allahut, merre amanetin tënd!” Dijetarët kanë thënë: “Sikur të thoshte edhe për gruan e tij, do ta gjente edhe gruan, por Allahu s’e kishte caktuar që ai ta thoshte dhe nuk e gjeti të gjallë.”

O Allah, o Zoti ynë, Ty të kemi kujdestarin më të mirë. Na i ruaj evlatët tanë nga devijimet që thërret djalli dhe njerëzit për t’i larguar nga rruga Jote!
Ruaji fëmijët e këtij vendi dhe fëmijët e muslimanëve kudo që janë!
O Allah, nën kujdesin dhe mbrojtjen Tënde është feja jonë, na e ruaj fenë deri në ditën kur të takohemi me Ty, o më i madhi i gjithësisë!

Një shkrim tjetër i dobishëm  A JE TI NJË KUNDËRSHTAR I PRINDËRVE?

Categories

Archives