Sunday, 22/1/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Ngjarja e Malik ibën Dinarit


Ngjarja e Malik ibën Dinarit


pendimi

Malik ibën Dinari thotë: “E kam filluar jetën i humbur, pijanec dhe mëkatar. U bëja padrejtësi njerëzve, haja kamatën, i rrihja njerëzit dhe bëja shumë padrejtësi të tjera. Nuk lashë mëkat pa bërë. Njerëzit largoheshin nga unë për shkak të mëkateve të mia.
Një ditë prej ditësh vendosa të martohem. U martova dhe Allahu më furnizoi me një vajzë, të cilën e quajta Fatime dhe e doja shumë. Sa më shumë rritej Fatimja, aq më shumë më shtohej dashuria për të, por në të njëjtën kohë më shtohej edhe imani në zemrën time dhe mëkatet më pakoheshin. Fatimja sa herë që më shihte dukë pirë alkool, afrohej dhe ma largonte atë. Atë kohë ajo ishte dy vjeçe. Dukej sikur Allahu e urdhëronte të vepronte ashtu. Rritja e Fatimes jo vetëm që më shtonte dashurinë për bijen e vetme, por bashkë me këtë shtonte edhe imanin në zemrën time. Sa herë që afrohesha tek Allahu një hap, largohesha edhe më shumë nga mëkatet, gjersa Fatimja mbushi tre vite. Atëherë kur Fatimja mbushi tre vjeç, vdiq.
Pas vdekjes së Fatimes u ktheva në një gjendje edhe më të keqe se më parë dhe nuk pata durimin që kanë besimtarët kur i godet sprova. Shejtani po luante me mua. Erdhi një ditë dhe më tha: -Do të dehesh si asnjëherë më parë! Vendosa të dehem e të pi alkool dhe kështu vazhdova gjatë gjithë natës. Më dukej sikur po ëndërroja… derisa pashë këtë ëndërr.

Pashë Ditën e Kiametit dhe Dielli akoma nuk ishte zënë, ndërsa detet ishin shndërruar në zjarr dhe Toka po lëkundej. U mblodhën njerëzit për Ditën e Kiametit grupe-grupe e unë isha në mesin e tyre. Dëgjoja thirrësin të thërriste ‘filani i biri i filanit le të urdhërojë para Allahut për llogari’.
E shihja filanin dhe fytyra e tij nxihej nga frika e madhe. Pastaj dëgjova thirrësin të thërriste emrin tim. ‘Le të urdhërojë para Allahut për llogari’. Janë fshehur njerëzit pas meje, sikur të isha i vetëm aty.
Pashë një gjarpër gjigant, i cili ecte drejt meje me gojë të hapur. Unë ika nga frika e madhe. Takova një plak të lodhur e i thashë: -Ah, më shpëto nga ky gjarpër. Plaku ma ktheu: -O biri im, unë jam i dobët dhe nuk mundem, shko në atë pjesë e ndoshta do të shpëtosh. Shkova andej nga më tha plaku, ndërsa gjarpri po vinte pas meje. Kur ja, para meje zjarri. Mendova të iki nga gjarpëri e të hidhem në zjarr. U largova shpejt e gjarpri më afrohej. U ktheva prapë te plaku dhe i thashë: -Për Allahun, më ndihmo! Por ai qau për gjendjen time. Plaku tha: -Unë jam i dobët kështu si po më sheh, nuk mund të bëj asgjë, por shko pas asaj kodre, ndoshta do të shpëtosh. Shkova pas asaj kodre, por gjarpri thuajse më rrëmbeu dhe aty pashë fëmijë të vegjël. Që të gjithë po bërtisnin: -Oj Fatime, kape babanë tënd!

Një shkrim tjetër i dobishëm  Shoku i vërtetë

Maliku thotë: -Mësova se ajo ishte Fatimja. U gëzova dhe lotët po më rridhnin nga shkaku se kisha një vajzë, dashuria ndaj së cilës më shtonte edhe imanin, derisa ajo vdiq kur ishte tre vjeçe, ndërsa tani po më ndihmonte në këtë gjendje. Më mori me dorën e saj të djathtë, ndërsa me dorën e majtë më largoi gjarprin, kurse unë nga frika isha bërë si i vdekur.

Pastaj Fatimja u ul në prehrin tim ashtu siç ulej në dynja dhe më tha me zërin e saj të ëmbël: -O babai im! A nuk ka ardhur koha për ata që kanë besuar, që zemrat e tyre të frikësohen nga të përmendurit e Allahut?”

I thashë: -Bija ime, më trego për gjarprin!

Më tha: -Ajo është puna jote e keqe, të cilën ti e ke rritur dhe zhvilluar saqë deshi të të hajë.

-Po ai njeriu i plak dhe i dobët?

Më tha: -Ajo është puna jote e mire, e ke dobësuar dhe pakësuar.

O babai im! A të kujtohet kur në dynja imani rritej në zemrën tënde e unë isha e vogël?

Sikur të mos ishte puna jote e mirë, nuk do të mund të më ndihmonte asgjë në këtë vend.

Maliku thotë: U zgjova nga gjumi duke bërtitur. Po, ka ardhur koha o Zot! Po, ka ardhur koha o Zot!

“A nuk ka ardhur koha për ata që kanë besuar , që zemrat e tyre të frigohen nga të përmendurit e Allahut?!”

U ngrita, u pastrova dhe dola për të falur namazin e sabahut. Dëshiroj të pendohem dhe të kthehem tek Allahu.

Hyra në xhami dhe imami po thoshte të njëjtin ajet: “A nuk ka ardhur koha për ata që kanë besuar, që zemrat e tyre të frigohen nga të përmendurit e Allahut?”

Ky është Malik ibën Dinari, prej imamëve të tabi’inëve. Ky është ai që njihej se ka qarë tërë natën dhe thoshte: “O Allahu im! Ti je i vetmi që e di se kush është prej banorëve të xhenetit dhe prej banorëve të xhehenemit. Atëherë, prej cilëve jam unë?

O Allah, më bëj prej banorëve të xhenetit dhe mos më bëj prej banorëve të xhehenemit!”

U pendua Malik ibën Dinari dhe u njoh për atë se çdo ditë tek dera e xhamisë thërriste: “O rob mëkatar, kthehu tek Allahu! O rob i shkujdesur, kthehu tek Allahu! Kush i afrohet duke ecur, Ai i afrohet duke vrapuar.”

Përktheu: Hoxhë Valdet Kamberi

image_pdf
Tags:

Categories

Archives