Saturday, 23/9/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Neziri: Diaspora nuk ka interes për shqipen

Neziri: Diaspora nuk ka interes për shqipen

Numri i ulët i mësuesve shqiptarë në diasporë lidhet drejtëpërdrejt me mos interesimin e vetë diasporës. Ndaj në Gjermani janë dërguar vetëm tre mësues shqiptar për mësimin e gjuhës amtare për nxënësit e emigrantëve. 

diaspora shqip
Zv/ministri i arsimit Safet Nezirika thënë se duhet që në përfaqësitë diplomatike të Maqedonisë të parashtrohen kerkesa me numrin e të interesuarve në mënyrë që të rritet numri i profesorëve.

“Ato kërkesa që i mbledhin, të dhënat, vendlindja, datëlindja, vendbanimi e kështu me rradhë ua dorëzojnë klubeve, klubeve shqiptare të cilat janë të regjistruara në ato vende jashtë shtetit, klubet shqiptare apo dhe shoqatat që veprojnë në ato shtete ku jetojnë dhe veprojnë punëtorët tanë. Të njëjtat i dorëzojnë në përfaqësitë diplomatike të Maqedonisë, respektivisht në ambasada, ambasada pastaj i përcjell në Ministrinë e jashtme të Maqedonisë dhe prej aty vijnë tek ne në Ministrinë e arsimit dhe normalisht ne çdo kërkesë të diasporës shqiptare, ne do të shqyrtojmë të gjitha kërkesat e tyre për tju dhënë përgjigje pozitive”, tha Safet Neziri, zv ministër i arsimit, shkruan Lajm.

Albanologu Avzi Mustaf thotë se Minsitrisë së Arsimit i takon që të mbledhë të dhënat në lidhje me numrin e fëmijëve të emigrantëve dhe të hartojë plane për rritjen dhe angazhimin e numrit të mësuesve. /albeu/

Një shkrim tjetër i dobishëm  "Autokolona e Bereqetit" mbërrin në Maqedoni

Categories

Archives