Monday, 16/1/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Netët teke dhe nata e Kadrit


Netët teke dhe nata e Kadrit


hena

Sot menjëherë pas namazit të akshamit hyri nata e parë teke nga 10 ditëshi i fundit i Ramazanit. Pejgamberi a.s na ka porositur dhe na ka nxitur që të mundohemi ta gjejmë natën e Kadrit në netët teke në 10 ditëshin e fundit, e ato janë nata 21 – 23 – 25 – 27 – 29.

Pejgamberi a.s e kishte zakon që këto netë t’i kalonte zgjuar me adhurime, dhe në një hadith ka thënë: “Kush e kalon zgjuar natën e Kadrit me adhurime, me besim te Allahu dhe duke shpresuar shpërblimin te Ai, do t’i falen të gjitha mëkatet e mëparshme.” Trans Buhariu dhe Muslimi.

Nata e Kadrit është nata më e mirë e gjithë vitit. Allahu i Madhëruar thotë në Kur’anin Fisnik: “Nata e Kadrit është më e mirë se një mijë muaj.” [El Kadër: 8] Pra, vepra e mirë në këtë natë, për shembull namazi, leximi i Kur’anit, përmendja e Zotit, është më e mirë se vepra e një mijë muajve. Në një hadith profetik Pejgamberi a.s thotë: “Kush nuk arrin të përfitojë e ta kapë natën e kadrit vërtet ai është i privuar (nga mirësia dhe mëshira qw zbret në atë natë). Trns Ahmedi dhe Nesaiu.

Andaj duhet të tregohemi të kujdeshsëm e t’i kalojmë netët teke me adhurime, përkushtime, kërkim falje, lutje të ndryshme, sepse në natën e kadrit përcaktohet fati i njeriut për të gjithë vitin. Njëra nga lutjet që ia ka mësuar Pejgamberi a.s Aishes që ta thotë vazhdimisht në këtë natë është dhe kjo: “Allahumme inneke efuvvun tuhibbul efve fa’fu anni” O Allah! Vërtet Ti je Falës dhe Shlyes i mëkateve dhe e do faljen, fali dhe shlyej mëkatet e mija!

Mustafa Terniqi

image_pdf
Një shkrim tjetër i dobishëm  Muhammedi (alejhis-selam) duke treguar vlerën e dy ajeteve të fundit të sures Bekare dhe ndikimin e tyre në shtëpi thotë
Tags:

Categories

Archives