Thursday, 20/9/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

NESE SHIHET NE ENDERR THYERJA DIÇKAJE



NESE SHIHET NE ENDERR THYERJA DIÇKAJE

Kjo komentohet në disa forma. Ibni Sirin thotë se kush sheh diçka duke u thyer në dorën e tij, kjo komentohet si fatkeqësi, dëme dhe se humbja do të jetë sa ka pasur vlerë tek ai person ajo gjë, ose sa ka vlerë ajo. E, nëse ai bën një gjë të tillë diku tjetër, atëherë komentohet se ai person është shkaktar i asaj vepre.

E, kush sheh duke thyer ndonjë pjesë prej pjesëve të trupit të tij, kjo komentohet sipas asaj që komentohen pjesët e trupit (shiko pjesët e trupit).
Kush sheh duke thyer gurë, kjo aludon se ai person do të thyejë apo copëtojë zemrën e ndonjë hipokriti zemërfortë. Thotë Allahu subhanehu ue teala ”Edhe pas (fakteve të qarta) zemrat tuaja u bënë pasandaj të forta si guri, e edhe më të forta, sepse ka nga gurët prej të cilëve gufojnë lumenj, e ka disa prej tyre që çahen dhe prej tyre buron ujë, madje ka prej tyre që nga frika ndaj Zotit rrokullisen tatepjetë (nga maja e kodrës). Allahu nuk është i pakujdesshëm ndaj asaj që veproi ju.” (Bekare, 74)