Saturday, 25/3/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Nëse shihet në ëndërr ringjallja (Kiameti) dhe shenjat e saj


Nëse shihet në ëndërr ringjallja (Kiameti) dhe shenjat e saj


kiameti shqip

NËSE SHIHET NË ËNDËRR RINGJALLJA (KIAMETI) DHE SHENJAT E SAJ

Nëse shihet në ëndërr kiameti, kjo tek njerëzit e mirë aludon për katër forma: shpëtim, gëzime, sukses, përmirësim dhe përfundim të mirë, kurse tek të këqijtë është e kundërta.

E, kush sheh në ëndërr shenjat e kiametit, si: fryrja e surit, dalja e Diellit nga perëndimi, dalja e kafshës apo diçka të ngjashme me to, atëherë kjo komentohet si sprovë (fitne); do të paraqitet sprova dhe do të shkatërrohet në të populli, por do të shpëtojë një pjesë e tij. Ai që ka parë këtë ëndërr duhet të pendohet.

E, kush sheh se është marrë dhe është dërguar te vendi ku jepet llogaria, atëherë kjo aludon se ai gjendet në gjendje hutimi, argumentuar kjo nga fjala e Allahut subhanehu ue teala: “Njerëzve u është afruar koha e llogarisë së tyre, e ata të hutuar në pakujdesi nuk përgatiten fare për të.” (Enbija, 1)

Shikimi në ëndërr i llogarisë që jepet në Ditën e Kiametit komentohet në gjashtë forma: dënim nga kryetari, punë, sëmundje, pikëllim, lodhje, ose jetë e shkurtër.

FJALOR I KOMENTIMIT
TË ËNDËRRAVE
(Rregullat dhe bazat për komentimin e ëndrrave
të përmbledhura nga fjalët e dijetarëve)

Autor:
HUSEJN ES-SERRAXH

Një shkrim tjetër i dobishëm  Dispozita e abortit në muajtë e parë
Tags:

Categories

Archives