Sunday, 21/10/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Nëse pyet për Xhennetin



Nëse pyet për Xhennetin

Nëse pyet për Xhennetin…

Nëse pyet për ndertimin e xhennetit, ajo është një tullë nga argjendi dhe një tullë nga ari, në të cilën nuk ka lodhje dhe as mundime nëse pyet për tokën e saj ajo është prej misku.

Nëse pyet për lumenjtë e tij, atje ka lumenj prej qumështi, lumenj prej mjalte dhe aty gjendet edhe lumi El Keuther.

Nëse pyet për pallatet e tij, pallati është prej diamanti të zbrazur ne brendinë e tij, ndërsa lartësia e këtij pallati është shtatëdhjetë milja.

Nëse pyet për shtretërit e tij, nga ana e poshtme ato janë me margaritar dhe çka mendon çfarë është ana e jashtme?

Ato janë lart të ngritura mes dy shtretërve largësia e së cilës është dyzet vite.





Nëse pyet për ushqimin atje, atje, ka sofra të shtruara në të cilat ka çdoherë fryte, dhe të cilat janë çdoherë të freskëta.

Banorët atje kanë fryte nga të cilat zgjedhin, kanë mish të shpendëve cilin t’a dëshirojnë, atje u jepet të pinë nga nektari i vulosur, vula e së cilës është misku.

Pra për këtë le të garojnë, garuesit.

Ibn Nuhas ( Allahu e mëshiroftë ! )