Sunday, 28/5/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Nëse njeriu zgjohet nga gjumi dhe në rrobat e tij sheh lagështi, a e ka detyrim gusllin?


Nëse njeriu zgjohet nga gjumi dhe në rrobat e tij sheh lagështi, a e ka detyrim gusllin?


uji

Nëse njeriu zgjohet nga gjumi dhe në rrobat e tij sheh lagështi, a e ka detyrim gusllin?

Përgjigje :

Kur njeriu zgjohet nga gjumi dhe në rrobat e tij sheh lagështi, kjo mund të jetë në tri gjendje :
E para: Të bindet se ajo lagështi është spermë, në këtë rast e ka detyrim gusllin pa marrë parasysh a i kujtohet ëndrra apo jo.
E dyta: Të bindet se ajo lagështi nuk është spermë, në këtë rast nuk e ka detyrim gusllin, por duhet të lajë vendin e lagur, nga shkaku se kjo konsiderohet urinë.
E treta: Të mos e dijë, a është spermë apo jo? Këtu ka detajizim:
Një: Nëse i kujtohet se ka parë ëndërr në gjumë, atëher e konsideron spermë dhe lahet, për shkak të hadithit të Ummu Selemes, radijallahu anha, e cila e pyeti Resulullahun, salallahu alejhi ue selem, për gruan e cila sheh në ëndërr atë që sheh edhe burri, a duhet të lahet? Tha: – “Po, nëse sheh ujë”. (Muslimi). Ky është argument për detyrimin e gusllit për atë person që sheh ëndërr dhe pastaj sheh lagështi.
Dy: Nëse nuk i kujtohet se ka parë ëndërr, porse para gjumit ka menduar në marrëdhënie intime, e konsideron medhij në këtë rast.
E nëse para gjumit nuk ka menduar diçka rreth marrëdhënieve, këtu ka dy mendime:
Kanë thënë:E ka detyrim gusllin, që të jetë më i sigurtë.
E të tjerët kanë thënë: Nuk e ka detyrim dhe kjo është e vërteta, sepse esenca është lirimi i njeriut nga detyrimet (detyrimet me larje pa argument të prerë).

___________________________________________________________________________________
Shkëputur nga libri „Kushtet e fesë (pyetje dhe përgjigje mbi shtyllat e Islamit)”
Autor Muhammed el-Uthejmint (Allahu e mëshiroftë)

Një shkrim tjetër i dobishëm  Arsyet e ngurtësimit të zemrës dhe shërimi i saj!

Categories

Archives