Monday, 25/6/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Nëse ndonjë nga shërbëtorët e Allahut, i goditur nga pikëllimi ose dëshpërimi, bën këtë lutje, atëherë ajo do të pranohet

Nëse ndonjë nga shërbëtorët e Allahut, i goditur nga pikëllimi ose dëshpërimi, bën këtë lutje, atëherë ajo do të pranohet

Ibn Mesudi përcjell se Profeti a.s ka thënë:

“Nëse ndonjë nga shërbëtorët e Allahut, i goditur nga pikëllimi ose dëshpërimi, bën këtë lutje, atëherë ajo do të pranohet.

O Allah, unë jam shërbëtori yt, i biri i shërbëtorit tënd dhe i shërbëtores tënde. Balli im është në dorën tënde. Urdhrat e tua mbizotërojnë mbi mua dhe vendimet e tua për mua janë të drejta. Unë të drejtohem me çdonjërin prej emrave të bukur me të cilët ke përshkruar veten, që ke shpalosur në librin tënd, ose që ua ke mësuar krijesave të tua, ose që ke zgjedhur t’i ruash pranë vetes si pjesë të dijes së fshehtë, që ta bësh Kur’anin kënaqësinë e zemrës time, dritën e kraharorit tim, dhe qetësimin e pikëllimit, dëshpërimit dhe vuajtjeve të mia.’”

Kjo lutje nuk do të mbetet pa përgjigje. Allahu do t’ia largojë vuajtjet atij që bën këtë lutje dhe do t’ia zëvendësojë ato me lumturi. (Ahmedi dhe Ibn Hibani)

Enesi përcjell se Profeti a.s shpesh lutej duke thënë:

O Allah, nuk ka lehtësim përveç asaj që ti e cakton si lehtësim. Vetëm Ti mund t’i lehtësosh vështirësitë.” (Fiku Suneh, Vëllimi 4, F.131)

 

Categories

Archives