Sunday, 25/6/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Nëse je n’depresion të thellë bëje këtë


Nëse je n’depresion të thellë bëje këtë


Nëse je n’depresion të thellë bëje këtë

 

Nëse je n’depresion të thellë bëje këtë …
Ke probleme shpirterore (psikologjike) beje kete …
Ke probleme te pazgjidhshme beje kete …
Ke probleme te pashpjegueshme beje kete …
Te eshte merzitur jeta , beje kete …

Dëgjoje suren Rrahman dhe Jusuf dhe pas afër dyzet ditësh, do te shohesh ndryshime me lejen e Zotit të Lartmadhëruar .

 

Pas namazit te sabahut (paradite ) degjoje suren Jusuf

A e ke pyetur ndonjëherë veten si kaptina Jusuf arrin të largojë mërzinë dhe të sjellë gëzimin? Shumë prej nesh e lexojmë këtë kaptinë ndërsa ndiejmë një prehje të mahnitshme shpirtërore.

Sekretin e kaptinës Jusuf do të mësojmë në këtë artikull.

Dr. Xhasim el-Mutavva ka thënë:

Sa herë që më ka rënë ta shoh ndonjë njeri të brengosur, pavarësisht se çfarë brenge kishte: Problem familjar, ekonomik, shëndetësor…, e kam këshilluar ta lexonte kaptinën Jusuf.

Një ditë e këshillova një njeri, i cili pas vetëm dy ditëve erdhi dhe më tha: Pasha Allahun! Nuk kam pritur se kaptina Jusuf do të ma largojë brengën dhe pikëllimin tim.

I thashë: Po ti, a e di pse unë isha aq i sigurt kur ta propozova si ilaç këndimin e kësaj kaptine?

Jo! – mu përgjigj.

Për arsye –fillova t’ia shpjegoj – se Allahu i Madhëruar ia shpalli atë Muhamedit [sal-lAllahu alejhi ve sel-lem] në ‘vitin e pikëllimit’ kur i vdiqën gruaja dhe xhaxhai, dy përkrahësit më të mëdhenj të tij dhe misionit të tij. I Dërguari i Allahut gjente prehje shpirtërore dhe dhimbjet i lehtësoheshin sa herë që e lexonte atë.

I madhëruar qoftë Allahu!

Për herë të parë po e dëgjoj këtë – ma ktheu.

Një shkrim tjetër i dobishëm  Simptomet e veprimit të xhinëve

Pastaj –vazhdova me shpjegime– kaptina Jusuf flet edhe për probleme të ndryshme me të cilat është ballafaquar Jusufi [alejhi selam] dhe ia ka dalë t’i menaxhojë siç është më së miri.

E çfarë problemesh janë ato? – më pyeti.

Janë probleme politike, ekonomike, edukative, femërore, propagandistike. E, po kështu, ajo trajton edhe çështje emocionesh dhe ndjenjash, si: Ndjenjat e të qenit i shtypur, çështja se si duhet të trajtohet padrejtësia, ndjenjat e mashtrimit dhe tradhtisë, ndjenjat e shqetësimit dhe trishtimit… Po kështu flitet edhe për mirësitë e durimit, zgjidhjes së problemeve nga ana e Allahut, flitet me theks të veçantë edhe për mirësinë e besimit, ndihmës së Allahut, gëzimit…

Një shkrim tjetër i dobishëm  Atë që kërkon prej Zotit, do të të jepet

Kështu,

Pavarësisht se cila është sprova jote,

Cilat janë ndjenjat tuaja,

Ti do ta gjesh ilaçin në këtë kaptinë!

Të vërtetën e thua! Bën t’ua rekomandoj familjes dhe miqve të mi leximin e kësaj kaptine? – më ypeti.

Po, rekomandoja çdo të sprovuari leximin e kaptinës Jusuf dy herë në ditë. Po vepruan kështu, do të jenë të parët ata që do të vërejnë ndryshimet psikike – qetësimin shpirtëror në vetet e tyre.

Shejh Muhammed Hassan

Përshtati: Sedat Islami

Pas jacise degjoje disa here suren er Rrahman

Surja er Rrahman tregon per miresite e Zotit qe shpesh i kemi para syve por i harrojme apo nuk i shohim.

Para se me fjete suren el Mulk

Mulk tregon per sundimin qe i perket vetem Allahu te Lartmadheruar.

 

Categories

Archives