Thursday, 15/11/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

NËSE JE I TILLË DIJE SE JE I MREKULLUESHËM



NËSE JE I TILLË DIJE SE JE I MREKULLUESHËM

nature1

NËSE JE I TILLË DIJE SE JE I MREKULLUESHËM

 

I mrekullueshëm je ti, atëherë kur ditët të ndajnë nga shoku apo i dashuri yt që e do për hir të Allahut, dhe dashuria jote mbetet e sinqertë për të, ashtu si është, dhe nuk ndryshohet!

 

I mrekullueshëm je ti, atëherë kur vazhdon dhe e mbikëqyr nga larg, vetëm e vetëm të jesh i rehatshëm se ai është mirë!

 

I mrekullueshëm je ti, kur e gjen të pikëlluar dhe pikëllohesh për pikëllimin e tij! I ngrit duart e tua nga larg, pa mos e ndjerë atë, që t’ia fshish lotët, mirëpo të pengon largësia jote, dhe hesht!

 





I mrekullueshëm je ti, kur e sheh se ai është në gjendjen më të mirë dhe gëzohesh! Në fshehtësi, e vizaton në fytyrën tënde një buzëqeshje të sinqertë gëzimi dhe bën dua për të, pa mos e parë fare prezencën tënde në jetën e tij!

 

I mrekullueshëm je ti, kur i rikujton kujtimet dhe momentet e bukura mes jush dhe buzëqeshësh, e atë buzëqeshje e shoqëron loti dhe nuk ia përmend atij asnjë të keqe!

 

Nëse je ti ky person, dije se zemra jote është e bardhë si bora, dhe se ti me të vërtetë je i mrekullueshëm!

 

Nga arabishtja: Irfan JAHIU