Tuesday, 30/5/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Nëse gruaja me menstruacione ose lehoni pastrohet gjatë ditës së Ramazanit, a e ka detyrë të agjërojë pjesën e mbetur të ditës?


Nëse gruaja me menstruacione ose lehoni pastrohet gjatë ditës së Ramazanit, a e ka detyrë të agjërojë pjesën e mbetur të ditës?


 

Pyetje: Nëse gruaja me menstruacione ose lehoni pastrohet gjatë ditës së Ramazanit, a e ka detyrë të agjërojë pjesën e mbetur të ditës?

Përgjigje: Nëse gruaja me menstruacione ose lehonë pastrohet gjatë ditës së Ramazanit, nuk e ka obligim agjërimin e pjesës së mbetur të ditës, kështuqë asaj i lejohet të hajë dhe të pijë, sepse agjërimi (i pjesës së mbetur të ditës) nuk i bën dobi për faktin se ajo obligohet që ta zëvendesojë këtë ditë.
Ky është medhhebi i Imam Malikut, Shafiut dhe një transmetim i imam Ahmedit.
Është përcjellë nga Ibnu Mes’udi se ka thënë: “Ai i cili ha në fillim të ditës, le të hajë edhe në fund të saj”.
Pra, kujt i lejohet ngrënia-pirja në fillim të ditës, i lejojet ngrënia-pirja edhe në fund të saj.

Shejh Uthejmin Allahu e Meshirofte
SHKEPUTUR NGA LIBRI “Mexhalis Ramadan”
Perktheu Bledar Haxhiu

Një shkrim tjetër i dobishëm  Veçoritë e dhjetë ditëve të fundit të Ramazanit

Categories

Archives