Sunday, 22/1/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Nëse gjej diçka në shtëpi që s’është e pëlqyer, e kam fjalën për magji, si duhet të veproj?


Nëse gjej diçka në shtëpi që s’është e pëlqyer, e kam fjalën për magji, si duhet të veproj?


hajmali

Pyetje: ju lutem nëse gjej diçka në shtëpi që s’është e pëlqyer, e kam fjalën për magji, si duhet të veproj?

Përgjigje: falënderimi i takon Allahut…

Duhet ditur se hajmali konsiderohet çdo send që mbahet apo varet në trup, apo në ndonjë vend tjetër, për të përfituar një dobi ose për t’u mbrojtur nga ndonjë e keqe, qoftë ajo letër, byzylyk, copë lëkure apo stofi e qepur në formë të trekëndëshit që brenda ka letër të shkruar, e tjerë.

Në raste kur gjejmë ndonjë të tillë në çfarëdo forme qoftë, e kemi për obligim të lirohemi nga të njëjtat duke i djegur dhe shkatërruar. Gjatë shkatërrimit lexojmë diçka prej Kuranit si për shembull suren Ihlas, Felek, Nas. Nëse janë shumë fleta të palosura, apo nyje të lidhura shpalosen, zgjidhen pastaj shkatërrohen, kështu me lejen e Allahut lirohemi pa u dëmtuar.

Argument për veprimin në këtë mënyrë është hadithi që e transmetojnë Ahmedi, Nesaiu, Hakimi dhe Taberaniu, kurse Albani e vlerëson si të saktë. Zejd ibën Erkami tregon: “një çifut të cilit i besonte i Dërguari hynte te ai, salallahu alejhi ve selem. Ai (çifuti) ia lidhi disa nyje dhe i hedhi në pusin e një ensariut. I Dërguari filloi të ankohej disa ditë me radhë. Sipas transmetimit të Aishes ai u ankua gjashtë muaj. Më pas i erdhën dy melek për ta vizituar. Njëri prej tyre u ul te këmbët e tij kurse tjetri te koka. Njëri prej tyre tha: e di ç‘dhimbje ka? Filan njeriu që hynte tek ai i ka lidhur disa nyje dhe i hodhi ne pusin e atij ensariut. Sikur të dërgonte ndonjërin dhe t’i merrte ato nyje, me siguri do gjejë ujin e zverdhur. Erdhi Xhibrili dhe i solli dy kaptinat e kërkimit të mbrojtjes (Felek dhe Nas) dhe i tha: një çifut të ka bërë magji, kurse magjia ndodhet në atë pus. Pejgamberi dërgoi Aliun i cili pa se uji ishte zverdhur, i morri nyjat dhe ia solli atij. I Dërguari e urdhëroi që t’i zgjidh nyjat dhe të lexojë nga një ajet. Ai nisi të lexojë dhe të zgjidh. Çdoherë që zgjidhte një nyjë i Dërguari ndjente lehtësi derisa i kaloi tërësisht.”

image_pdf
Një shkrim tjetër i dobishëm  A është e vërtetë se flokët dhe rrobat e të Dërguarit salallahu alejhi ue selem egzistojnë edhe në kohën tonë?
Tags:

Categories

Archives