Saturday, 23/9/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Nëse e di, atëherë pse !?

Nëse e di, atëherë pse !?

nese e di
Nëse e di:

Që All-llahu azze we xhel të urdhëron me namaz?… Thotë i Lartësuari:

“Vazhdoni rregullisht namazet (faljet), e edhe atë namazin e mesëm, dhe ndaj All-llahut të jeni respektues (në namaze).” ( Bekare : 238).

Nëse e di:

Që namazi është testament nga i dërguari i All-llahut salAllahu alejhi we selem (paqja e Allahut qoftë mbi të) i cili para vdekjes së tij ka thënë, ndërsa ishte ne shtratin e vdekjes: “Namazi, namazi, dhe atë që keni nën pronësi”.

Nëse e di:

Që namazi është qelës i qdo mirësie! Ka thën Ibn Kajjim El-xheuzije, Allahu e mëshiroftë: “Namazi është tërheqës i rrizkut, ruajtës i shëndetit, largues i të këqijave, largues i sëmundjeve, forcues i zemrës, shhkëlqyes i fytyrave, gëzim për nefsin, largues i përtacisë, aktivizues i gjymtyrëve, zgjerues i gjoksit, ndricues i zemrës, ruajtës i begative, tërheqës i bereqetit, largues nga shejtani, afërues për te i GjithëMëshirshmi (Rrahmani).”

Nëse e di:

Që i dërguari i Allahut salAllahu alejhi we selem, ka thënë: “Mes njeriut dhe kufrit është lënia e namazit”.

Nëse e di:

Që lënësi i namazit do të jetë në Xhehennem me kriminelët. Thotë i lartësuari: “Secili njeri është peng i veprës së vet. Përveç atyre të djathtëve. Që janë në xhennete e i bëjnë pyetje njëri-tjetrit, përkitazi me kriminelët (e u thonë): “Cka u solli juve në Sekar (xhehennem)?” Ata thonë: “Nuk kemi qenë prej atyre që faleshin (që bënin namaz)!” (Mudethir: 33-43).

Nëse e di:

Që namazi është shlyerës i mëkateve. Ka thënë i Dërguari i Allahut, salAllahu alejhi we selem: “Nuk ka musliman i cili pastrohet, pastaj e plotëson pastrimin të cilin ia ka obliguar Allahu, pastja i fal këto pesë namaze përvec se janë shlyerëse të mëkateve ndërmjet tyre (d.m.th. namazeve).”

Nëse e di:

Që ruajtja e namazeve është rrugë për të hyrë në Xhennet. Ka thënë i Dërguari i Allahut salAllahu alejhi we selem: “Kush i ruan pesë namazet, rukutë e tyre, sexhdet e tyre, dhe kohët e tyre, dhe e di se ato janë të vërteta prej Allahut, hynë në Xhennet!”, apo ka thënë: “I është obliguar atij Xhenneti!”, apo ka thënë: “I është bërë haram Zjarri!”

Një shkrim tjetër i dobishëm  60 këshilla për bashkëshorten muslimane

Nëse e di:

Që namazi është i pari prej veprave që llogaritet robi për të në ditën e gjykimit. Ka thënë i Dërguari i Allahut salAllahu alejhi we selem: ” Vërtet vepra e parë për të cilën llogaritet robi në ditën e gjykimit është namazi i tij, nëse e ka kryer me rregull veq se ka shpëtuar, nëse e ka lënë anash (nuk është kujdesur) veqse është shkatërruar, nëse ka lënë mangu diqka prej farzeve thotë Allahu azze we xhel: “Shikoni a ka robi im ndonjë namaz vullnetar (nafile) për t’ia plotësuar atë që ka lënë mangu prej farzeve!”, pastaj të gjitha veprat kështu.

Dhe pas gjithë kësaj vëlla dhe motër pse nuk falesh?!

Nëse e di atëherë pse nuk falesh

Categories

Archives