Thursday, 23/3/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Nënshkruhet raporti preliminar për lejimin e shamisë në shkolla


Nënshkruhet raporti preliminar për lejimin e shamisë në shkolla


Në dokument, në të cilin ka pasur qasje Radio Evropa e Lirë, shihet se tre nga katër anëtarët e këtij komisioni qeveritar, Amir Ahmeti (deputet i pavarur në Kuvend), Sabri Bajgora (kryeimam i Kosovës), e Habit Hajredini, (drejtor i Zyrës për Qeverisje të Mirë të Drejtat e Njeriut dhe Mundësi të Barabarta në kuadër të Zyrës së kryeministrit),kanë nënshkruar raportin preliminar.

mbulesa

 

“Po shpresojmë se kryeministri do ta vlerësojë pozitivisht këtë raport dhe këto rekomandime dhe të fillojë me zbatimin e rekomandimit kryesor të këtij raporti që është anulimi i pikës 13 të nenit 4 të udhëzimit administrativ 06/10 të MASHT-it,” thotë Ahmeti për Radion Evropa e Lirë.

Nga ana tjetër qeveria këtë akt e sheh si politik edhe aspak fetar.

Megjithatë komisioni arsyetohet se këtë po e politizon vetë qeveria.

“Kjo problematikë vërtet është politike, sepse politika e ka ndaluar të drejtën e manifestimit publik të besimit, pra respektivisht të vajzave me shamia për t’u shkolluar në shkollë. Ua ka mohuar dhe i ka privuar nga kjo e drejtë! Andaj politika duhet ta rregullojë”, konsideron Ahmeti.

 

Një shkrim tjetër i dobishëm  Bashkësia Islame e Kosovës: Komunikatë për media

Categories

Archives