Tuesday, 25/9/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Nëna…



Nëna…

Autor: Dr. Aid El-Karni
Përktheu: Agron Islami

Nëna..

Unë rritem, por, tek nëna ime jam akoma i vogël, unë thinjem, por, tek nëna ime jam akoma fëmijë, ajo është e vetmja, që për hatër timin, ka derdhur lotin, qumështin dhe.. gjakun e saj!

Më harroji e krejt njerëzia, vetëm nëna ime JO, më kthyen shpinën të gjithë, vetëm nëna ime JO, u ndryshua e gjithë bota ndaj meje, vetëm, nëna ime JO!

Oh, o nëna ime, sa herë e ke larë fytyrën tënde të bukur me lotët e mërzisë, atëherë kur unë udhëtoja diku, saherë e ke lën gjumin e shijshëm kur unë mungoja, e saherë, o nënë, i the lamtumirë jastëkut, kur unë sëmuresha e lëngoja?!!

Oh, o nëna ime, kur unë kthehesha nga udhëtimi, ti më prisje tek dera, e lotët.. të pikonin… nga gëzimi, e kur dilja nga shtëpia, ti qëndroje në derë, me një zemër që dëshironte të dilte nga krahërori për shkak të pikëllimit!

Oh, nëna ime, më mbajte ndërmjet brinjëve tua, atyre ditëve të dhimbjeve dhe torturave, më mbajte ndërmjet rënkimeve dhe “off-eve” tua, kombinove sjelljen tënde ndaj meje, me puthjet e dashurisë dhe buzëqeshjet ndriçuese!

Oh, o nëna ime, ti nuk fjete, gjersa gjumi i vizitonte qepallat e mia, e nuk u qetësove dhe s’u bëre rehat, derisa gëzimet dhe ngazëllimet ktheheshin nga unë. Kur unë buzëqeshesha, t’i qesheshe, megjithëse, nuk e dije fare shkakun e buzëqeshjes sime, u kur unë zymtohesha, t’i qaje, megjithëse, nuk e dije fare shkakun e zymtimit tim!

Oh, o nëna ime, ti ishe ajo zemërbutja që më arsyetoje mua, fëmijën tënd, përpara se të gaboja, më falje gabimin përpara se të shprehja pendesë dhe kërkim faljeje, e më mëshiroje dhe toleroje përpara se unë të justifikoja gabimin tim!

Oh, o nëna ime, i besoje fortë atij që më lavdëronte mua, po edhe nëse ai më hypte aq lartë saqë më bënte shembull i botës, kurse e përgënjeshtroje fortë, atë që më shante dhe kritikonte mua, po edhe nëse ai ishte njeri i besueshëm dhe i veshur me cilësi të drejtësisë.

Po! Ti ishe e vetmja e këtij nënqielli që ishe e angazhuar dhe e zënë më çështjen time, kjo sepse, ti ishe seriozisht e preokupuar me mua, ngase, synimi yt kryesorë i jetës sate, isha unë, oh, nëna ime, unë!





Oh, o nëna ime, njëkohësisht edhe më bëje mirë, po edhe më kërkoje ndjesë për ndonjë gabim të vockël eventual. Më ushqeje, madje, e shkrije ndaj meje mallin, ndjenjën e asaj të shtrenjtës tënde dashuri, edhe prapëseprapë, dëshiroje që këtë ta bëje, akoma më shumë!

Oh, o nëna ime, sikur t’i laja këmbët e tua me lotët e thellësirave të shpirtit tim, e këpucët e tua t’i mbaja në shfaqjen e jetës sime, hmm, nuk e di, si, si mund të bëjë për ty ndonjë të mirë, ndërkohë që ti, o nëna ime, e bëre barkun tënd shtrat për mua, kurse gjirin tënd burim ushqimi për mua, e prehërin tënd mbulesë dhe vednngrohje për mua?!!

Si, si të ta kthejë unë ty të mirën tënde, kur ti u thinje, o nënë, për të më bërë mua të lumtur, i lodhe kockat e trupit për të më rehatuar mua, e lakove shpinën tënde për të ma begatuar mua jetën. Ti, lotove, edhe atëherë kur unë kishja gëzim, po edhe atëherë kur kisha pikëllim, dhe këtë e bëre, vetëm për mua!

Oh, o nëna ime, pa shiko njëherë në fytyrën tënde, e cila ngjanë si një fletë mus’hafi, ku në të, koha i ka shkruar vuajtjet dhe përpëlitjet e tua, e ngjarjet stresante – për shkakun tim!

O nëna ime, unë përballë teje jam plotë turp e fytyrëskuqur, teksa të shohë ty që je në kulmin e pleqërisë, kurse unë jam në lulen e rinisë… ti ishe e vetmja krijesë në botë, që qëndrove me mua, kur shokët më nënvfleftësuan, e kur besinikët më tradhëtuan!

Qëndrove me mua me zemrën tënde të butë, me lotët e tu të rrjedhshëm… më përkrahje, më puthje, më përqafoje, më ngushëlloje, luteshe për mua, thjesht, me shpirtin tënd të dëlirë, merrje pjesë në dhimbjet e mia!

O nënë, po i shohë vitet e tua të cilat kalojn, dhe që po e dobësojnë qenien tënde, e kujtojë e pyes: Sa mirësi, buzëqeshje, puthje e lotë, ke shpenzuar për mua, e as që ke kërkuar për të gjitha këto, falënderime, pagesa e shpërblime!

Të shohë ty, se si je duke u afruar t’i japësh fundin kësaj jete, ndërsa unë tani ia kam filluar asaj, trupi im i zhvilluar nga qumështi ty, faqet e mia, u lanë, nga.. lotët e tu, koka ime mbiu flokë nga puthjet e tua, suksesi u miqësua me mua, o nënë, nga lutjet e tua.. teksa, e shohë veten time, pozitën, vlerën dhe vendin tim ndërmjet njerëzve, por, për ty, unë megjithëkëto, jam ai vogëlushi i yti i dikurshëm, ai vogëlushi yt i lazdruar..

Ti o nënë, je zonja, kurse unë jam shërbetori yt, ti je nëna, kurse unë jam biri, ti je shkolla, kurse jam nxënësi, ti je pema, kurse unë jam fryti, po-po, ti je gjithçka në jetën time.. o nëna ime!