Saturday, 18/8/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Nëna ime më gënjente, bashkëshortja e babait jo



Nëna ime më gënjente, bashkëshortja e babait jo

Pasi ndërroi jetë nëna e djaloshit tetë vjeçar, pasi kaloi pak kohë babai i tij u martua me një grua tjetër që do të bëhej njerka e tij.

Babai, një ditë, pasi e sheh të mërzitur djalin e tij, e pyeti: Ore bir, a ka ndonjë ndryshim me nënës së vjetër dhe asaj të resë, duke nënkuptuar njerkën? Djali gjithë naivitet i përgjigjet:
Nëna ime e vjetër më gënjente gjithmonë, kurse kjo e reja, jo.

Babai në habi e sipër, e pyeti: Si qenka kjo punë, more djalë?!
Djali i përgjigjet babait të tij, po me naivitet: Po ja, nëna ime e parë, kur luaja deri vonë, inatosej dhe më thoshte se nuk do të më jepte për të ngrënë nëse nuk shkoja shpejt në shtëpi.

Unë as që e vrisja mendjen, sepse e dija që ajo, gjithsesi, do të dilte për të më kërkuar me panik nëpër rrugicat e lagjes, derisa të më gjente, të më çonte në shtëpi dhe të më jepte darkën, qoftë edhe me zor. Kurse tani me nënën e re është ndryshe.





Kur më thotë, po nuk erdhe me vrap në shtëpi do të mbetesh pa ushqim, ajo e mban fjalën. Ja, kam që mbrëmë pa vënë që në gojë unë.

Pas kësaj që dëgjoi, çfarë mund të bënte babai i shkretë, veç ta shtrengonte fëmijën e tij, i mbytur në lot, i ulur në gjunjë, duke kujtuar, njëri nënën, tjetri bashkëshorten e vërtetë.





Categories

Archives