Thursday, 18/1/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Nëna është më shumë se dielli, uji e ajri

Nëna është më shumë se dielli, uji e ajri
Nëna është më shumë se dielli, uji e ajri

Tregon Ebu Hamza, që shoqëronte Ebu Hurejren, kur ky erdhi në shtëpinë e tij, foli me zë të lartë dhe me një ton që nuk shprehte përpos se dashuri, mirënjohje, mallëngjim dhe kënaqësi. Me këtë ton hareje i dha selam nënës së tij, duke thënë: “O nëna ime, të mëshiroftë All-llahu, që më edukove dhe u kujdese për mua kur isha i vogël.” Ndërsa ajo, nëna, ia ktheu: O biri im, All-llahu të shpërbleftë me mirësitë, dhe qoftë i kënaqur me ty, ashtu siç jam e kënaqur unë që më respektove në pleqëri.” (Buhariu & Muslimi).

Nga kjo histori dhe nga kjo përshëndetje, kuptojmë qartë se me të vërtetë vetëm diçka është më e bukura dhe më e mira në botë: e ajo është nëna. Nëna bën çdo gjë për fëmijët e saj, ndërkohë që, sado të përpiqet një fëmijë, nuk arrin të bëjë atë çka bën një nënë për të.

Categories

Archives