Friday, 22/6/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Në zemrën e njeriut ziliqar ekziston një burim i energjisë negative

Në zemrën e njeriut ziliqar ekziston një burim i energjisë negative

Edhe prej dëmit të smirëkeqit kur sipas smirës vepron.”

Zilia a smira është një prej të këqijave më të mëdha, nga e cila po ashtu duhet të kërkojmë mbrojtje tek Allahu.

Fjala “hased”–“zili (smirë)” në gjuhën arabe nënkupton: “pasionin (dëshirën) për zhdukjen e mirësisë nga tjetri”.

S’ka dyshim që magjia dhe zilia kanë një lidhmëri të ngushtë në mes tyre dhe për këtë arsye Allahu xh.sh. i ka përmendur njërën pas tjetrës. E si të mos jetë kështu kur zilia qëllimkeqe, është mëkati i parë që është bërë në qiell, atëherë kur Iblisi xhelozoi ndaj Ademit a.s., duke bërë mendjemadhësi dhe mëkati i parë që është bërë në tokë, atëherë kur Kabili xhelozoi të vëllanë e tij, Habilin. Si rezultat i kësaj smire në rastin e parë ishte mallkimi i Iblisit nga ana e Allahut xh.sh., ndërsa në rastin e dytë ishte mbytja e të vëllait nga ana e Kabilit.

Mirëpo këtu pashmangshëm shtrohet një pyetje: A thua si mund të ndikojë smira-xhelozia për të keq? Përgjigjja është se në zemrën e njeriut ziliqar ekziston një burim i energjisë negative, e cila reflekton urrejtjen e madhe ndaj dikujt, kështu që ajo energji negative, kur zbrazet, e dëmton tjetrin. Natyrisht dëmi i saj mund ta prekë çdonjërin, dhe mu për këtë arsye jemi të obliguar të kërkojmë mbrojtje tek Allahu nga zilia dhe smira.

Kur’ani famëlartë në disa ajete na ka bërë me dije se ndaj muslimanëve dhe Islamit gjithmonë ka pasur e do të ketë zili dhe se hebrenjtë e të krishterët janë të parët që shfaqën haptazi zilinë e tyre ndaj Islamit dhe muslimanëve. Ja se ç’thotë Kur’ani për ta: “Shumë ithtarë të librit (jehudë e të krishterë), edhe pasi u është bërë e qartë e vërteta, nga vetë zilia e tyre personale dëshiruan që pas besimit tuaj t’ju kthejnë në pabesimtarë, pra ju lini ata dhe largohuni prej tyre derisa All-llahu ta sjellë urdhrin e Vet. All-llahu ka mundësi për çdo send.” (El-Bekare, 109).

Zili shprehën edhe idhujtarët kur xhelozuan Resulullahun s.a.v.s. për shpalljen që po i vinte : “A u kanë zili atyre njerëzve për atë që All-llahu u dha nga mirësitë e Tij?” (En-Nisa’ë, 54).

Për zilinë si një cilësi e shëmtuar, ka folur edhe Resulullahu s.a.v.s., i cili ndër të tjera ka thënë: “Tre vetave nuk u pranohet duaja: Atij që ha ushqimin haram, atij që përgojon të tjerët (i përqesh) dhe atij që në zemrën e tij ka zili (haset) ndaj muslimanëve.” [13]

Ndërsa në një hadith tjetër ka thënë: “Ruhuni nga zilia (të mos ju kaplojë ) sepse zilia (smira) i gllabëron veprat e mira ashtu siç i djeg zjarri drutë.”

Në anën tjetër, ekziston një zili (lakmi) e lejuar, me të cilën i lutemi Allahut xh.sh. që edhe ne të na e mundësojë arritjen e mirësisë, ashtu siç i ka dhënë të mira e begati ndonjë vëllai tonë musliman. Kjo lakmi–zili e lejuar, në gjuhën arabe quhet “gibtatun”. Në lidhje me këtë i Dërguari i Allahut s.a.v.s. ka thënë: “Nuk bën të ketë zili (muslimani ndaj muslimanit) përveçse në dy raste: zili (lakmi) ndaj një njeriu të cilit Allahu i ka dhënë pasuri dhe ia ka mundësuar që atë pasuri ta shpenzojë në rrugë të Tij e për mirësi, dhe zili (qëllimmirë) ndaj një njeriu, të cilit Allahu i ka dhënë urtësi (dije), me të cilën dije ai punon dhe gjykon ndërmjet njerëzve.”[14]

Pra, vetëm në këto dy raste lejohet zilia-lakmia qëllimmirë, sepse muslimani xhelozon me qëllim të mirë, që Allahu edhe atij t’ia mundësojë pasurinë dhe dijen, kurse hipokriti (munafiku) xhelozon me smirë, që Allahu t’i largojë mirësinë tjetrit.

Categories

Archives