Saturday, 18/8/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Ne mitren e nje nene kishte dy beba. Njeri e pyet tjetrin: “A beson ne jeten pas lindjes?!



Ne mitren e nje nene kishte dy beba. Njeri e pyet tjetrin: “A beson ne jeten pas lindjes?!

Ne mitren e nje nene kishte dy beba. Njeri e pyet tjetrin: “A beson ne jeten pas lindjes?!”
Tjetri u pergjigj: “Si jo, patjeter duhet te kete dicka pas lindjes. Mbase ne jemi ketu per t’u pergatitur per ate qe duhet te jemi me vone.”
“S’ka kuptim”-tha i pari. “S’mund te kete jete pas lindjes. Cfare jete do te ishte ajo?!”
“Nuk e di”-tha i dyti, ” mbase atje ka me shume drite se ketu, mbase do ecim me kembet tona dhe do hame me gojen tone, mbase atje do te kemi shqisa te tjera qe tani nuk mund t’i imagjinojme?!”
Replikoi i pari. “Duket absurde. Te ecesh eshte e pamundur ndersa te ushqehesh nga goja duket qesharake. Aorta umbilikale na ushqen me cdo gje qe na duhet. Ajo eshte aq e shkurte, keshtuqe jeta pas lindjes perjashtohet.”
I dyti serish kembengjuli. “Megjithate, une besoj se ka dicka. Ndoshta eshte dicka me ndryshe, ndoshta nuk do na duhet kjo aorte.”
“S’ka kuptim”,- tha i pari. “Nese paska jete pas lindjes pse askush nuk eshte kthyer prej andej?! Lindja eshte fundi jetes”-tha i bindur i pari.
“Nuk e di”-tha i dyti, “por une besoj se pas lindjes do ta takojme nenen tone, e cila do te kujdeset per ne.”
“Ehe, tani ti thua se beson ne ekzistimin e nenes?! Sa qesharake. Nese ekziston, ku eshte tani ajo?!”- tha bebi i pare.
“Po, mjafton te perqendrohesh, te lutesh dhe do ta ndjesh zerin, dashurine dhe mbrojtjen e saj”- tha bebi dyte.
– Per jobesimtaret, per ata qe dyshojne ose jane te luhatshem. Per ata qe duan te kuptojne gjera per te cilat Zoti nuk u ka dhene shqisa ne kete bote, por argumenta si deshmi dhe udhezim i Botes tjeter…









Categories

Archives