Sunday, 26/3/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Në mbrojtje të besimit


Në mbrojtje të besimit


xhamia ne tirane

Me bujë të madhe doli lajmi për ndërtimin e “Xhamisë së Madhe” të Namazgjasë në Tiranë dhe nën rrogoz, si pa të ndier po dalin çdo ditë probleme në lidhje me ndërtimin e xhamisë së re. Kjo nuk është histori e vjetër që ndodh me besimtarët muslimanë në Shqipëri, por përsëritet çdo 4 vjetë sipas cikleve zgjedhore.

Politika “përça e sundo” me Shqiptarët Muslimanë u ecë për mrekulli politikanëve në Shqipëri, ku sa herë duan të mbledhin vota para zgjedhjeve premtojnë ndonjë xhami, që shfuqizohet menjëherë pas zgjedhjeve nga qeveria tjetër që vjen në pushtet.

Skema e zakonshme ka qenë ajo e “çështjeve të pronësisë” në lidhje me tokën ku në truallin ku do ndërtoheshin xhamitë na dilte ndonjë pronar i ri vetë që më pas ndertimi të shtyhet, leja pezullohe dhe filmi rifillon nga e para, duke pritur zgjedhjet e tjera.

Këtë herë armiqtë e Islamit në Shqipëri duhen përgëzuar për iniciativën e tyre që ka origjinalitet në krahasim me skemat e tjera kundër muslimanëve, të thurura në Shqipëri. Por fatkeqësisht (dhe kjo duhet thënë) është thjeshtë një kopje surrogate e ngjarjeve të “Gezi Parkut” në Stamboll.

Këtë herë Partia Ambjentaliste e Sazan Gurit me mbështetjen e Kryeministrit të ardhshëm të Shqipërisë Edi Ramen, del në mbrojtje të Pemëve të Namazgjasë (pronë e komunitetit musliman) dhe propozon ndërtimin e Xhamise mbrapa ndonje ndërtese ku ajo demek “të mos prishë infrastrukturën e qytetit”.

Këta ambentalistë së bashku me këshilltarin e Ramës, Shkrelin kanë paditur në gjykatë KMSH-në këtë herë duke shpifur përsëri kinse besimtarët muslimanë krahas xhamisë do ndërtokan edhe 2 kulla “gratacela” të tjera.
Duket qartazi që insistimi nga ana e këtyre lobëve të fuqishëm për mosndërtimin e xhamisë përdor gjithçka ka në dispozicion, dhe atëherë kur nuk posedon asnjë fakt -ata e krijojnë.

I lutemi Allahut gjatë këtij muaji të madhërishëm të Ramazanit që muslimanët shqiptarë mos të përgjumën as edhe një çast sepse armiqtë e tyre janë lartë e më lartë në piramiden e pushtetit.
Edi Rama nuk e fsheh urrejtjen që ka për Muslimanët dhe fenë e tyre, ku ka kërcënuar muslimanët publikisht në disa raste dhe shtatorin që vjen do jetë njeriu me i pushtetshëm në Shqipëri.

Do të përdoren vegla nga më të ndryshmet, që nga zhurmueset një-perdorimëshe si Artan Shkreli, Sazan Guri, e Lavdosh Ferruni e deri te njerëz brenda radhëve të muslimanëve.

[Said S. – 01 Gusht 2013, Tiranë]

Një shkrim tjetër i dobishëm  Kosova e katërta ndër vendet me përqindjen më të lartë të azilkërkuesve

Categories

Archives