Wednesday, 17/10/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

NË KOPSHTIN E RAMAZANIT!



NË KOPSHTIN E RAMAZANIT!

Lutu para iftarit; ajo lutje nuk të refuzohet!

Lutu në syfyr; engjëjt thonë: amin!

Mos u stërngarko në iftar me ushqim; ai është materie, ndaj dhe ti kultivo konsideratën për shpirtin, për shpirtin, për shpirtin!

Bëje një sy gjumë pas namazit të drekës; sepse edhe gjumi në këtë muaj konsiderohet ibadet, vepër që ka shpërblim nga Zoti!

Shëtit nëpër shumë xhamia; për çdo namaz! Në qytetin tënd, po dhe në qytetet e tjera. Sa të mundesh.





Mos u ngujo në lexim, ibadet, Kuran, dhikër, namaze nafile, ligjërata; jo, sepse Uni yt bezdiset nga kjo gjë, por përziji veprat shpirtërore me ato rutinale! Vetëmse në këtë muaj theksoji ato më shumë!

Blej për shtëpinë tënde gjëra ushqimore, që do t’ua servosh anëtarëve të shtëpisë në kohën e syfyrit apo të iftarit! Qoftë edhe një hurmë kjo. Këtë e bën për shkak të respektit që ke ndaj agjërimit të tyre. Solidarizohesh me ta. Ia hedh ditëve të këtij muaji bukurinë dhe ngjyrën e ngrohtë!

Këto, agjërues i bekuar, do të ujisin në brendinë tënde: ndjenjat pozitive, paqen dhe ngritjen shpirtërore!

Agron Islami