Tuesday, 30/5/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Në Klinikën e Kardiologjisë shumë intervenime


Në Klinikën e Kardiologjisë shumë intervenime


Në Klinikën e Kardiologjisë, brenda javës janë kryer shumë raste të stendave përfshirë edhe dy intervenime të by pass-it. Në mungesë të materialit shpenzues pacientët thonë se kanë pritur tërë vitin për intervenim.

spitali kosove

Xhevat Hoxha 66 vjeçar është vetëm njëri nga pacientët i cili pati nevojë për stendë në zemër. Hoxha thotë se priti pothuajse një vit për intervenimin, por thotë se nuk pati besim që këtë ta bënte në sektorin privat apo edhe jashtë vendit.

Drejtori i Klinikës së Kardiologjisë, Bedri Zahiti shpjegon se gjendja e pacientëve është e mirë.
“Në Kardiologjinë invazive, për pesë ditë janë punuar 17 pacientë të koronarografisë dhe janë vënë 14 stende. Gjendja e të gjithë pacientëve që u kemi vënë stenda është shumë e mirë”.

Të gjitha këto intervenime u ndihmuan nga ekipi i kardiologëve turk, të cilët madje siguruan edhe materialin shpenzues për intervenimet e kryera në QKUK.

Kardiologu Sami Gjoka tha për Radio Kosovën se përveç donacioneve, ata përfituan edhe profesionalisht.

“Kemi hyrë në sallë bashkë, kemi operuar bashkë dhe ka qenë një përvojë shumë e mirë për neve. Gjithmonë shkëmbimi i përvojave është i domosdoshëm sepse te ne përvoja është pak më e vogël në mungesë të materialit. Ne nuk kemi pasur mundësi të bëjmë përvojë më të madhe”, tha Nevzati.

Në sektorin privat vënia e stendeve do t’i kushtonte një pacienti deri në 4 mijë e 500 euro. /Telegrafi/

Një shkrim tjetër i dobishëm  Rritet bashkëpunimi Kosovë-Turqi në fushën e shëndetësisë

Categories

Archives