Wednesday, 26/7/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Në “kandar” vizat për Kosovën

Në “kandar” vizat për Kosovën

Progresi që është arritur në Kosovë në fushën e liberalizimit të vizave, do të vlerësohet nga një mision i quajtur faktmbledhës i Komisionit Evropian, i cili do të qëndrojë në Kosovë nga data 2 deri 6 dhjetor. Ky mision do të konstatojë nëse Kosova është gati, apo kërkohet akoma kohë për heqjen e vizave.

vizat

Përfaqësuesit e Qeverisë së Kosovës, njëanshëm kanë thënë se Kosova i ka përmbushur shumicën e detyrave që janë përcaktuar në Udhërrëfyesin për Liberalizim të Vizave. Megjithatë ky mision duket se ka një peshore të veçantë, që matë se ku janë kosovarët me detyrat e vizave.

Kryeministri Hashim Thaçi e vlerësoi si të rëndësishëm këtë mision dhe ftoi Komitetin drejtues për liberalizimin e vizave, për të biseduar rreth përgatitjeve të nevojshme.

“Është më se e rëndësishme të marrim një vlerësim sa më të sinqertë dhe të bazuar në fakte, pra një vlerësim sa më pozitiv. Besoj se të gjithë jemi të vetëdijshëm për rëndësinë që ka procesi i liberalizimit për vendin tonë, gjithashtu rëndësia e këtij misioni faktmbledhës është po aq i rëndësishëm”, deklaroi kryeministri.

Gjatë periudhës sa misioni i BE-së do të qëndroj në Kosovë (2 deri më 6 dhjetor), kryeministri kërkoi nga të gjithë që të jenë maksimalisht të përgatitur, me qëllim që t’u japin informatat e duhura misionit faktmbledhës.

“Ky mision do t’i vlerësojë tri blloqet e para, pra do të vlerësojë zbatimin e kritereve që lidhen me fushën e riatdhesimit, riintegrimit, sigurisë së dokumenteve personale, migrimit dhe azilit”, citoi REL, jar Hashim Thaçi

Nga ana tjetër, njohësi i integrimeve evropian, Shenolli Muharremi, vlerësoi se Bashkimi Evropian dhe Kosova janë shumë vonë sa i takon çështjes së liberalizmi të vizave.

Një shkrim tjetër i dobishëm  Demi-Murtezi: Barazia gjinore të mos jetë mit

Sipas Muharremit, në drejtim të liberalizimit të vizave, si Bashkimi Evropian, ashtu edhe Kosova, duhet të kenë një fokus më të madh në këtë drejtim, në mënyrë që ky proces të mos vazhdojë pafundësisht.

Kurse, për misionin faktmbledhës të Komisionit Evropian që do të vijë në Kosovë, Muharremi mendon se misioni do të vërejë përparime në disa fusha, por, siç tha ai, nuk ka progres në sundimin e ligjit.

“Bashkimi Evropian duhet të jetë më pro-aktiv me misione dhe me raporte të progresit, liberalizim të vizave, për shkak se nëpërmjet këtyre raporteve i udhëzon institucionet e Kosovës dhe iu bën presion për t’u fokusuar dhe për t’i zbatuar më shumë reformat”, vlerësoi Muharremi.

Ndryshe, institucionet kosovare duket se kanë bërë përparim të theksuar në disa segmente, por korrupsioni, sundimi i ligjit dhe azilkërkimi, mbeten pikat më të dobëta ku rezultatet janë shumë të vogla. Pikërisht azili i rremë është cilësuar si kanceri i liberalizimit të vizave./kohaislame/

 

 

Categories

Archives