Thursday, 19/1/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Ne ju kemi bere juve popull (ummet) mesatar


Ne ju kemi bere juve popull (ummet) mesatar


namazi

Mesatarja është kërkese e mendjes dhe e fesë, nuk ka teprim e as mangësim, nuk ka ekstravagance e as lenie në asgjë. Ai qe e dëshiron lumturinë duhet qe t’i rregulloje ndjenjat dhe entuziazmin e tij, le te jete mesatar ne gëzimin dhe hidhërimi e tij, kënaqësinë dhe mërzinë e tij, ngase kalimi i kufinjëve dhe teprimi ne raporte me ngjarjet është padrejtësi për veten e sa gjë e bukur është mesi.

Ligji ka zbritur me peshoje, jeta është ngritur ne drejtësi, ndërsa njeriu me i rraskapitur është ai qe i nënshtrohet epshit te vet dhe i dorëzohet ndjenjave dhe luhatjeve te t’ia atëherë kur atij i rendohen telashet dhe t’i errësohen qoshet dhe te ndezën ne zemrën e tij beteja te egra te urrejtjeve, kurtheve e mashtrimeve ngase ai jeton ne ëndrra dhe iluzione, sa qe dikush prej tyre parafytyron se te gjithë janë kundër tij dhe se te tjerët thurin komplot për asgjësimin e tij, mbushet me cytje dhe vesvese se bota po i rri ne prite dhe mu për ketë ai jeton ne re te zeza nga frika, brenga dhe mërzia.
Thashethemet dhe gënjeshtra janë te ndaluara me fe, te lira me natyrshmëri dhe me to merren vetëm ata qe janë te bankrotuar nga vlerat e gjalla dhe parimet hyjnore: “çdo zhurme e konsiderojnë se është kundër tyre”(Kur’an). Ule zemrën tende ne fronin e saj ngase e shumta e asaj çka i frikësohet ajo nuk është, para se te ndodhe ajo çka frikësohesh se do te ndodhe; konsideroi mundësitë me te këqija e pastaj përshtate veten tende qe ta pranoje atë te keqe, me ç’rast do te shpëtosh nga prognozat zullumqare te cilat ta shqyejnë zemrën para se te ndodhe ndodhia dhe mbetet sikurse fjala e te parit:

Një shkrim tjetër i dobishëm  Zëvendësimi (kompensimi) është prej All-llahut

Sikurse thëllëza me krahët e saja te jete ngjitur
për mëlçinë time nga te dridhurat e forta

Prandaj o ti i mençur jepja çdo gjeje masën e saj e mos i zmadho ndodhitë, qëndrimet dhe problemet, por behu mesatar e mos shko pas iluzioneve te rrejshme dhe pas fatamorganës mashtruese. Dëgjoje peshojën e dashurisë dhe urrejtjes ne Hadidh: “Duaje te dashurin tënd me një mase, se ndoshta do të të jetë i urrejturi yt ndonjë dite dhe urreje te rrejturin tënd me një mase se ndoshta ndonjë dite do te jete i dashuri yt”. “Ndodh qe All-llahu te beje midis jush dhe midis atyre qe i armiqësuat dashuri, All-llahu është i Gjithmundshëm. All-llahu është Falës dhe Mëshirues”(Kur’an). Vërtete, shume prej frikësimeve dhe thashethemeve nuk janë vërtetësi, e që moti kane thëne:

I thashë zemrës sime: kur te qaset ty ndonjë e papritur nga pikëllimi eliminoje atë nga vetja jote se me e shumta e frikës është e kota dhe gënjeshtra e saj.Aid el Karni

image_pdf
Tags:

Categories

Archives