Thursday, 30/3/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame
Tirana
0C

Ne Islam pikellimi s’eshte i kerkuar, madje as i preferuar!


Ne Islam pikellimi s’eshte i kerkuar, madje as i preferuar!


pikellimi

Te ndjehesh i pikelluar, kete e ke te ndaluar. Fjala e Krijuesit tend te ka urdheruar:
“…e mos u dobesoni (fizikisht) dhe mos u deshperoni (shpirterisht)” (Kur’an 3:139)
Gjithashtu thote:

“Ti mos u pikello per ata” (Kur’an 16:127)

dhe ne menyre mohore thote:

“Per ata nuk ka as frike, e as qe do te brengosen” (Kur’an 16:127)

Brengosjet e thella te dobesojne fuqine aktive, te mbjellin ftohtesi dhe ngurtesi ne shpirt si dhe te bejne te bllokuar para levisjes jetesore. Pikellimi te ndal dhe te ben te palevizshem, te zhduk perparimin personal, ta vdes zemren qe mezi pritet nga djalli i mallkuar. Djalli mbjell deshperim dhe t’i lidh kembet qe te mos ecesh ne gjeresine qe ke para syve.

All-llahu xh.sh. thote:

“Biseden e ftohte e nxit vetem djalli per t’i shqetesuar ata qe besuan”
(Kur’an 58:10)

Muhammedi s.a.v.s. ne nje thenie te tij ndalon tri gjera, njera nga te cilat eshte: “Dhe te bisedojne fshehurazi dy vete e te tretin ta lene anash, ngase kjo shkakton shqetesim tek ai.” Mos u perpjek te leshosh deshperim mbi fytyrat e besimtareve, sepse ky eshte ves i ulet moral, perderisa demton dhe lendon shpirtera.

Besimtari i vertete e ka per detyre ta deboje kete virus dhe te mos dorezohet para tij, duke perdorur lutje All-llahut xh.sh. qe jane me te fortat mbrojtese. I Derguari i All-llahut xh.sh, Muhammedi s.a.v.s. eshte lutur e ka thene: “Zoti yne, prej Teje kerkoj ndihme dhe Ty te lutem te me mbrosh nga brengosja dhe pikellimi.”Pikerisht ne kete hadith jane permendur te dyja, njera pas tjetres, dhe dallimi ndermjet ketyre dy fjaleve eshte: nese e keqja qe te kalon neper zemer i takon se ardhmes, ajo te leshon brenge ne zemer, e nese eshte qe e ke kaluar por s’e ke harruar, ajo te ka lene te pikelluar. Por qe te dyja, qofte ajo qe do te ndodhe e do brengosemi, apo ajo qe kaloi e na la pikellimin, jane shigjeta qe vrasin zemren e shkaterrojne trupin.

Një shkrim tjetër i dobishëm  Fundja qëndro në shtëpinë tënde....!

Nese deshiron te dish edhe me teper, po te them se pikellimi i tepert eshte si droge qe t’i hedh mendte dhe si helm qe te helmon shpirtin. Pikellimi ben qe fjala shprese ne trurin tend te fshihet e te mos ekzistoje me fare, e nese nuk ke shprese, s’ke as besim, sepse ata qe humbin shpresen jane populli jobesimtar.

Tags:

Categories

Archives