Thursday, 23/3/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Në Britani llogariten rreth 5 mijë skllevër


Në Britani llogariten rreth 5 mijë skllevër


britani

Mbi 5 mijë persona mund të mbahen në kushte të rënda si ato të skllevërve në Britaninë e Madhe. Janë këto të dhënat e publikuara nga Andrew Wallis, drejtues i grupit të bamirësisë Të Padukshmit.

Z.Wallis thotë se rasti i tre grave të zbuluara në Lambeth, në jug të Londrës, është një mes mijëra viktimave të skllavërisë në Mbretërinë e Bashkuar.

Ai vlerëson se aktualisht mund të jenë rreth 5 mijë persona që mund të mbahen të mbyllur nëpër shtëpi kundër vullnetit të tyre.

Z.Wallis tha për tabloidin “The Sun” se shumica e këtyre personave janë njerëz të trafikuar që detyrohen të punojnë në industrinë e seksit ose si shërbëtorë nëpër shtëpitë e të pasurve.

“Një nga gratë e shpëtuara këtë javë ishte irlandeze, njëra malajziane dhe tjetra kishte lindur nga skllavërimi i dy të parave. Ajo nuk ka marrë vesh gjë për 30 vjet”, deklaroi Wallis.

“Njerëzit mund të pyesin përse këta persona nuk largohen nga Britania. Por këta persona janë të abuzuar dhe jetojnë në frikë. Ata nuk kanë besim tek askush”, nënvizoi aktivisti.

Një tjetër fakt shqetësues është sipas tij rritja e personave që sillen në Mbretërinë e Bashkuar për t’u marrë organet. “Një vajzë 7-vjeçare somaleze u soll këtu në Britani me qëllimin e vetëm për t’i marrë organet”, shtoi Wallis./tch/

Një shkrim tjetër i dobishëm  Fillon mësim besimi Islam në shkollat gjermane

Categories

Archives