Monday, 22/10/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Ndryshimi i ngjyrave është argument dhe provë për mrekullinë e fuqisë së Krijuesit



Ndryshimi i ngjyrave është argument dhe provë për mrekullinë e fuqisë së Krijuesit

Lavdet dhe falenderimet janë për Allahun, Krijuesin, Zotëruesin dhe Drejtuesin e gjithçkaje, si dhe lavdërimi, shpëtimi dhe bekimi i Allahut qofshin për të dërguarin e Allahut, familjen dhe shokët e tij. Me të vërtetë, ndryshimi i ngjyrës dhe gjuhës së njerëzve është nga shenjat dhe provat që tregojnë për fuqinë e plotë të Allahut. Njëlloj si kjo, është edhe ndryshimi i ngjyrës, erës dhe i shijes së bimëve, ndryshimi i ngjyrës së maleve dhe kafshëve. Allahu thotë: Ndërmjet shenjave të Tij janë krijimi i qiejve e i Tokës dhe shumëllojshmëria e gjuhëve dhe e ngjyrave (racave) tuaja. Pa dyshim, në të ka shenja për ata që dinë.(ER-RÛM 22). Imam esh-Sheukani thotë në komentimin e këtij ajeti: ndryshimi ngjyra vetet tuaja, në të bardhë, të zezë, të kuqe, të verdhë, bojëqielli dhe të blertë, duke qënë pasardhësit e një burri të vetëm dhe një gruaje të vetme, si dhe qe ju bashkon një lloj i vetëm, që është njerëzimi, aq sa dalloheni në vetet tuaja, nuk ngatërrohet ky me këtë tjetrin, por përkundrazi çdo individ dallon nga tjetri e, në këtë ka prej mrekullisë së fuqisë, aq sa nuk e dinë veçse të diturit. Allahu I Lartësuar sqaron disa argumente dhe prova të fuqisë së Tij në ndryshimin e ngjyrës së njerëzve, maleve, kafshëve dhe bimëve, duke thënë: Vallë, a nuk e sheh ti se si Allahu e lëshon ujin prej qiellit dhe në përmjet tij krijon fruta llojesh e ngjyrash të ndryshme?! Nëpër male gjenden shtigje të bardha dhe të kuqe, ngjyrash të ndryshme dhe krejtësisht të zeza. Njerëzit, kafshët dhe bagëtitë janë llojesh të ndryshme gjithashtu. Në të vërtetë, nga robërit e Tij, Allahut I frikësohen vetëm dijetarët, (që e dinë se) Allahu është vërtet I Plotfuqishëm dhe Falës.( EL-FÂTIR 27,28). Ibn Kethiri përmend në tefsirin e tij se Allahui Lartësuar tërheq vëmendjen nëpërmjet këtij vargu rreth fuqisë së plotë të Tij në krijimin e gjërave të shumllojshme dhe të ndryshme, të cilat i ka krijuar nga një gjë e vetme, dhe ajo gjë është uji, i cili zbret nga qielli, nëpërmjet të cilit dalin fruta me ngjyra të ndryshme, të verdha, të kuqe, jeshile, të bardha e të tjera ngjyra, sikurse shihen llojshmëritë e ngjyrave, shijeve dhe aromave. Ai ka krijuar malet me ngjyra të ndryshme, sikurse shihet, të bardhë, të kuq dhe të zinj, ku te disa ka edhe shtigje me ngjyra të ndryshme. Gjithashtu ka krijuar kafshët në ngjyra të ndryshme deri edhe brënda një lloji të vetëm, madje një kafshë e vetme mund të jetë laramane me këtë ngjyrë dhe atë ngjyrë. Keshtu ka krijuar edhe njeriun, ku prej tyre ka etiopias shumë të zinj, sllavë e evropianë shumë të bardhë, arabë me ngjyrë të ndërmjetme, si edhe indianë ndryshe nga këta. Shkakun e ndryshimit të ngjyrave te njerëzve e sqaron hadithi ku Ademi është krijuar nga një grusht dheu që Allahu e mori nga e gjithë toka, prandaj ndryshojnë ngjyrat e pasardhësve të Ademit (njerëzve), për shkak të ndryshimit të ngjyrës së tokës. Në hadith thuhet: “Allahu i Madhëruar e ka krijuar Ademin nga një grusht dheu që e ka marrë nga e gjithë toka, prandaj edhe njerëzit erdhën sipas tokës, prej tyre ka që janë të bardhë, të kuq, të zinj, si edhe ndërmjet këtyre ngjyrave, gjithashtu ka të këqinj, të mirë, të butë, të ashpër dhe ndërmjet këtyre.” (E transmeton imam Ahmedi, ebu Daudi dheTermidhiu, nga hadithi I ebu Musa Esh’ariut, dhe e kanë konsideruar të vërtetë Arnauti dhe Albani). Allahu e di më mirë.

Xhamitë e Tiranës