Tuesday, 24/10/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Ndodhia e Musait a.s. me Faraonin dhe vlera e agjërimit të Ashurës

Ndodhia e Musait a.s. me Faraonin dhe vlera e agjërimit të Ashurës

musa alejhi selam

Ndodhia e Musait a.s. me Faraonin dhe vlera e agjërimit të Ashurës

I

Ndodhia e Musait -paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, me Faraonin dhe vlera e agjërimit të Ashurës.

Robër të Allahut kini frikë Allahun e Lartësuar, dijeni se i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, ka bërë legjitime disa vepra me të cilat Allahu ua ngrit gradat tuaja në Xhenet, prej atyre është agjërimi i muajit të Allahut Muharem, ndërsa rëndësi të veçant prej muajit Muharem i ka dhënë agjërimit të ditës së Ashurës, Ebu Hurejra -Allahu qoftë i kënaqur prej tij, thotë: “I Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Agjërimi më i vlefshëm pas Ramazanit është agjërimi në muajin e Allahut Muharem, ndërsa namazi më i vlefshëm pas farzeve është namazi i natës”.[1]

Ebu Katadeja -Allahu qoftë i kënaqur prej tij, përcjell se i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “ Agjërimi i tre ditëve gjatë çdo muaji, Ramazanit deri në Ramazan, llogarite si me agjëruar gjatë gjithë kohës, agjërimi i ditës së Arafatit, shpresoj në Allahun për të mi falë mëkatët e vitit të kaluar dhe të këtij viti pas tij, agjërimi i ditës së Ashurës për të shpresoj Allahu të mi falë mëkatët e vitit të kaluar”.[2]Aisheja -Allahu qoftë i kënaqur prej saj, thotë: “Kurejshit e agjëronin ditën e Ashurës gjatë kohës së injorancës, kurse edhe i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, e agjëronte, kur bëri Hixhret në Medine e agjëroi…. ”.[3]

Ibn Abasi -Allahu qoftë i kënaqur prej tij, thotë: “I Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, kur e agjëroi ditën e Ashurës urdhëroi të agjërohet ajo ditë, thanë o i Dërguar i Allahut këtë ditë e madhërojnë të Jehudët dhe të Krishterët, tha: Poqese jamë gjallë deri në vitin tjetër do ta agjëroj edhe të nëntën”, pra bashkë me ditën e 10 të Ashurës, ndërsa në vitin tjetër i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, vdiq.[4]

Ibn Abasi -Allahu qoftë i kënaqur prej tij, rrëfen: i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, kur erdhi në Medine dhe vërejti se Jehuditë dhe të Krishterët e agjërojnë ditën e Ashurës, atëher i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, ju tha atyre: “Pse e agjëroni këtë ditë?”. Thanë: në këtë ditë Allahu e shpëtoi Musain dhe popullin e tij, e fundosi Faraonin dhe popullin e tij, pastaj këtë ditë e agjëroi Musai si falemendërim ndaj Allahut prandaj edhe ne agjërojmë, i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, tha: “Ne jemi më me hak ndaj Musës dhe më afër Musait se ju”, kështu që këtë ditë e agjëroi i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, dhe urdhëroi që të agjërohet gjatë saj”[5]

Firaoni e teproi shumë siç tregon -Allahu i Lartësuar, ku thotë: “E Ne duam t’i lartësojmë ata që u shtypën në tokë, t’i bëjmë udhëheqës dhe t’i bëjmë trashëgues”.[6]

Ky grup i shtypur janë Beni Israilët, gjendja e tyre ariti deri në atë shkallë sa që Faraoni ua vritëte fëmijët Beni Israilëve dhe duke ua turbërua gratë e tyre nga frika që të mos shtohen e te ia marin sundimin Faraonit. Ndërsa dëshira e Allahut ishte që këtë popull të shtypur ti bënë (udhëheqës) dhe ti bënë (trashëgues): “Me të vërtetë, faraoni ka ngritur kryet lart në tokë, e popullin e saj e grupëzuar dhe një grup prej tyre e shtyp, ashtu që djemt e tyre ua mbyt, e gratë e tyre ua lë të jetojnë. Vërtet, ai ishte prej më shkatërrimtarëve”.[7], të tokës dhe t’ju jep (pushtet në Tokë), ndërsa t’ja bënë të qartë (Faraonit, Hamanit dhe ushtrive të tyre atë nga çka ato ruheshin ia kishin frikën): “Dhe atyre t’u japim pushtet në tokë, e faraonit, Hamanit dhe ushtrisë së këtyre dyve t’ua tregojmë atë që ruheshin (ia kishin frikën)”.[8] Nga ky grup i dobët, duke i nxjerur nga shtëpitë e tyre. Ndërsa prej gjërave që tregojnë për fuqinë e Allahut është se ai Musain e bëri të lindë në atë kohë që Faraoni i thertë fëmijët, kështu që Allahu e inspiroi nënën e Musait që ti jep gji dhe ta mbanë me vete Musain (mirëpo kur të frikohet ta hedh në lumë): Ne nënën e Musait e inspiruam: t’i japë atij gji, e kur të keshë frikë për të, atëherë atë hidhe në lumë, e mos u frikëso as mos u pikëllo, se Ne do ta kthejmë atë ty dhe do ta bëjmë atë nga të dërguarit”.[9] Poashtu Allahu e përgëzoi atë se ai do tia kthenë asaj fëmijun e saj, se ai do të rritet dhe do të bëhet i Dërguar dhe do të shpëton nga kurthat e tyre, kështu që kur nëna e tij u frigua për të e mbështolli Musain foshnjën e saj dhe e vendosi në një tabut dhe e hodhi në ujin e lumit Nil të Egjiptit, ndërsa Allahu këtë fëmijë e çoi me anë të lumit direkt tek pallati i Faraonit, familja e tij që (në fundë ai të bëhet armik i tyre e dëshprim): “E atë e gjeti familja e faraonit, ashtuqë në fund ai t’u bëhet atyre armik e dëshprim. Vërtet, faraoni, Hamani dhe ushtria e tyre ishin kundërshtarë (gabonin me qëllim)”.[10] Kjo tregon se kujdesi ruajtja nga diçka kërcenimi nuk i bëjnë dëm caktimit të Allahut dhe se bash ajo nga e cila frikoheshte Faraoni prej Beni Israilëve, ai person u rrit në duart e tij, nën përkujdesjen e tij, që të jetë prej të mëdhenjëve të shtetit kjo ishte në dobi të Beni Israilëve. Kur e mori Musain familja e Faraonit, Allahu i dha mëshirë gruasë së Faraonit e cila ishte fisnike, bujare, besimtare ajo ishte Asija e bija e Mezahimit tha: “E gruaja e faraonit tha: “Shpresë gëzimi për mua dhe për ty, mos e mbytni atë, ndoshta do të na sjellë dobi ose do ta adoptojmë për fëmijë”. Pra ata nuk e dinin rrjedhimin”.[11] Caktim i Allahut ishte që kjo grua të ketë dobi prej këtij femijut të cilin e donte shumë, që më vonë kur ai u rrit ajo e pranon Islamin në duart e tij, pasi që nëna e Musait e hodhi Musain në lumë: “E zemra e nënës së Musait agoi e zbrazët (kur kuptoi se ka rënë në duar të faraonit) dhe gati ta zbulojë atë(fëmijën), sikur të mos ia forconim Ne zemrën e saj që të bëhet e bindur (në premtimin e Allahut). E ajo i tha motrës së tij: “Gjurmoje atë”, kurse ajo e shikonte atë prej së largu dhe ata nuk e hetonin (se ishte motra e tij që e përcjell). Ndërsa Ne ia patëm ndaluar atij më parë thithjen e gjinit, e ajo (motra e Musait) tha: “A doni t’ju tregoj për një familje që do të kujdeset për të dhe që do të jenë të sinqertë ndaj tij?”.[12] “Dhe ashtu atë e kthyem te nëna e vet që ajo të jetë e kënaqur e jo e pikëlluar dhe që ta kuptojë ajo se premtimi i Allahut është i vërtetë e i sigurt, por shumica e tyre nuk e dinë. E pasi ai (Musai) e arriti moshën madhore dhe u bë i pjekur, Ne i dhamë urtësi e dituri. Kështu ne i shpërblejmë bamirësit. Dhe ai hyri në qytet në një kohë të pahetuar prej banorëve të tij, dhe në të i gjeti dy veta që po përlaheshin, njëri prej ithtarëve të tij e tjetri prej armiqve të tij, e ai i anës së tij i kërkoi ndihmë kundër armikut dhe Musai i ra grusht e ai vdi?. Ai (Musai) tha: “kjo është prej veprave të djallit, e s’kadyshim se ai është armik i hapët që shpie në humbje”. Ai tha: “zoti im, unë e ngarkova veten e Ti më fal mua!” Dhe Ai ia fali, se Ai është që fal shumë, ësht mëshirues. Ai tha: “Zoti im, betohem në ato të mira që m’i dhurove mua se krrë nuk do të vihem në ndihmë të kriminelëve”. Dhe (Musai) agoi i frikësuar në qytet e duke pritur (se ?ka po i ngjanë), kur qe, ai i cili kishte kërkuar ndihmë dje, e thirri sërish (në ndihmë), e Musai i tha: “Vërtet ti qenke ngatërrestar i njohur!” E kur dëshi ta rëmbejë atë që ishte armik i të dyve, ai tha: “A do të më mbysësh mua si? e mbyte dje njeriun, ti nuk do tjetër, vetëm se do të bëhesh arrogant n tokë, e nuk dëshiron të jeshë nga përmirësuesit!” Dhe erdhi një njeri që ngutej nga ana më e largët e qytetit e tha: “O Musa, parësimi është duke biseduar për të mbytur ty, pra ti dil (ik), unë jam këshillues yti”. E ai doli prej aty i frikësuar e duke pritur (se ç’po ndodh) dhe tha: “O Zoti im, më shpëto prej popullit zullumqar”. Dhe kur drejtua kah Medjeni tha: “Shpresoj që Zoti im të më orientojë rrugës së drejtë”. E kur arriti ujin e Medjenit, aty gjeti një grumbull njerëzish që po i jepnin bagëtisë ujë, e pak më larg prej tyr vërejti d gra që o i ndalnin (kafshët e tyre) e u tha: “E çka është puna e juve dyjave?” Ato që të dyja i thanë: “Ne nuk u japim juë deri që të largohen barinjtë, kurse babai ynë është shumë i vjetër!” Atëherë ai u dha ujë (kafshëve) të tyre, pastaj u largua anash nën një hije e tha: “O Zoti im, unë kam nvojë për ?kado që të më japësh!” E njëra prej tyre erdhi te ai, ecte e turpërueshme, e tha: “Babai im të thërret që të paguaj ty shpërblimin për atë që na u dhe (bagëtisë) ujë!” E Kur shkoi (Musai) te ai dh ai i tregoi atij ngjarjen, ai tha: “Mos ke frikë, paske shpëtuar nga populli zullumqar!” Njëra prej atyre dyjave: “O babai im, merre këtë në shërbim me pagë, pse më i miri i atij që do ta marrësh në shërbim është ai i fuqishmi, e bsniku!” Ai (Shujabi) tha: Unë dëshiroj të martojë ty me njërën prej këtyre dy vjzave të mia, me kusht që të shërbesh tetë vjet, e nëse i plotëson dhjetë, ai është vullneti yt, e unë nuk dëshiroj të rëndojë ty, e në dashtë Allahu, ti do të gjejsh te unë mirëkuptim!” Ai(Musai) tha: “Kjo le të mbetet mes meje e teje, e cilindo afat që do ta kryej nga këta të dy, nuk do të ketë përgjegjësi për mua. Për këtë që po themi Allahu është garant”. E kur Musai e kreu afatin dhe udhëtoi me familjen e vet, e vërejti kah ana e Turit një zjarr, e familjes së vet i tha: “Rrini këtu, unë kam vërejtur një zjarr, ndoshta do t’ju sjell nga ai ndonjë lajm ose një urë nga zjarri që të ngroheni”. Dhe kur arrit te ai (zjarr) nga ana e djathtë e luginës së atij vendi të bekuar me pemë u thirr: “O Musa, s’ka dyshim se Unë jm Allahu, Zoti i botëve!” Dhe ti hidhe shkpoin tënd! E kur e pa se po lëviz si të ishte gjarpër i shpejtë, ktheu të ikë e nuk e vëstroi prapa. O Musa, ktheu ku ishe e mos u frikëso se me të vërtetë ti je i sigurt. Fute dorën në xhep e ajo do të dalë e bardhë pa ndonjë të metë dhe shtrëngoje për vete krahun tënd kur të frikësohesh. Këto janë dy argumente nga Zoti yt për te faraoni dhe rrethi i tij, se me të vërtetë ata janë popull i prishur”.[13] “Kur ai e pa një zjarr, e i tha familjes së vet: “Rrini ku jeni, se vërejta një zjarr, e unë ndoshta do t’ju sjellë ndonjë acë prej tij, ose do të gjejë te zjarri ndonjë udhërrëfyes”. E kur shkoi te Ai (zjarri), u thirrë: O Musa! Vërtet Unë jam Zoti yt, hiq atë që ke mbathur (opingat e nallet), se je në luginën e shenjtë Tuva. Unë të zgjodha ty (për pejgamber), prandaj dëgjo mirë se ?’po të shpallet! Vërtet, vetëm Unë jam Allahu, nuk ka zot tjetër pos Meje,pra Mua më adhuro dhe fal namazin për të më kujtuar Mua. S’ka dyshim se momenti (kijameti) do të vijë pa tjetër, Unë gati e kam fshehë atë; (do të vijë) për t’u shpërblyer secili njeri për atë që ka bërë. Prandaj, të mos shmang ty nga kjo, ai që nuk i beson atij dhe që është dhënë pas dëshirave, se atëherë shkatërrohesh. O Musa , ç’është ajo që e ke premtuar në të djathtën tënde? Ai (Musai) tha: “Ai është shkopi im që të mbahem në të, dhe me të u shkund (gjethe nga drunjtë) dhenve të mia, dhe me të kryej edhe nevoja tjera. Ai (Allahu) i tha: “Hidh atë, O Musa!” Ai e hodhi atë, kur ja, ai një gjarpër i madh që lëvizte me shpejtësi. (Allahu i) Tha: “Kape atë, e mos u frikëso, se Ne do ta kthejmë atë përsëri në gjendjen e mëparshme!” Dhe, fute dorën tënd e do ta nxjerrësh atë të bardhë pa asnjë të metë. Kjo është një mrekulli tjetër. (këtë e bëmë) Në mënyrë që të mundësojmë të shohësh disa nga argumentet Tona të mëdha. “Shko te faraoni se ai ka ngritur kokë (është bërë arrogant)”. Ai (Musai) tha: “Ma zgjëro (më ndihmo) gjoksin tim! Dhe më lehtëso në këtë punë timen! Më zgjidh nyjen e gjuhës sime! Që ta kuptojnë fjalën time! Më cakto një ndihmëtar nga familja ime, Harunin, vëllain tim, Ai (Allahu) tha: “O Musa, t’u dha ajo që kërkove!” Shkoni që të dy te faraoni, se ai vërtet e ka tepruar. Atij i thuani fjalë të buta, ndoshta ai mendohet a frikësohet”.[14]Po ai e përgënjeshtroi dhe e kundërshtoi. Pastaj u kthye prapa dhe iku me të shpejtë. i tuboi (të gjithë të vetët) dhe u mbajti fjalim. E u tha: “Unë jam zoti juaj më i lartë!”.[15] “E faraoni tha: “O ju pari, unë nuk njoh njoh zot tjetër për ju pos meje, andaj ti o Haman, m’i pjek (tullat) nga dheu e më ndërto një kullë të lartë ndoshta do të arrijë ta shoh zotin e Musait, sepse nunë mendoj se vërtet ai është gënjeshtar”.[16] Musai pastaj i tregoi se ka ardhur tek ai me argumente nga Allahu fuqiplotë.Ai (faraoni) tha: “Nëse ke ardhur me ndonjë argument, dhe nëse je ai që thua, na trego pra at argument”. Ai (Musai) e hodhi shkopin e vet, kur ja, u shfaq gjarpër i vërtetë. Dhe e nxori dorën e vet, kur qe, për shikuesit dritë e bardhë.[17] Rrethi i parisë nga populli i faraonit tha: “Ky nuk është tjetër pos magjistar i përsosur”. Magjistarët erdhën te faraoni, e thanë: “ ne do të kemi shpërblim, në qoftë se dalim fitues!” Ai (faraoni) tha: “Po, dhe ju do të jeni prej të afërmëve të mi”.[18] (Musai)Tha: “Koha e caktuar le të jetë dita e festës në mënyrë që njerëzit të tubohen para dite”.[19] Ata(magjistarët) thanë: “O Musa, (zgjidh)-ose do të hedhish ti ose ne po hedhim?” Ai (Musai) tha: “Hidhniju”! E kur hodhën ata (shkopinjë e litarë), magjepsën sytë e njerëzve, i frikësuan ata dhe sollën një maji të madhe. [20] Ai (Musai) tha: Jo, hidhni ju! Kur, ja, atij iu duk se nga ajo magji e tyre litarët dhe shkopinjtë lëviznin (si gjarpërinj).[21] E Musai ndjeu në vete njëfarë frike. Ne i thamë atij: “Mos ke frikë, është më se e sigurt se ti do të jesh triumfues!” Tani hidhe atë që e ke në dorën tëndetë djathtë (shkopin), që t’i gëlltisë ato që i bënë ata, sepse ajo që bënë ata nuk është asgjë tjetër pos mashtrim magjistari, e magistari nuk do të ketë sukses kudo qoftë. E Ne e frymëzuam Musain (duke i thënë): “Hidhe shkopin tënd!” Kur qe , ai gëlltiste atë që kishin magjepsuar. Atëherë u dëshmua e vërteta dhe u zhduk ajo që kishin përgatitur. Aty u mundën ata (magjistarët dhe faraoni) dhe u kthyen të poshtëruar. E magjistarët u hodhën (u përulën në sexhde), Dhe thanë: “Ne i besuam Zotit të gjithësisë, Zotit të Musait dhe të Harunit!”.[22]

Një shkrim tjetër i dobishëm  Në ditën e Kiametit njerëzit do të ringjallen

Pasi magjistarët besuan atëherë Faraoni ngriti kokën edhe më shumë duke bërë çregullime dhe fesat në tokë, atëherë Musai tha: “Zoti ynë, Ti i ke dhënë faraonit dhe parisë së tij mjete të përjetimit dhe pasuri në jetën e kësaj bote, ashtu që o Zot ynë, po i largojnë njerëzit prej rrugës tënde. Zoti ynë, zhduke pasurinë e tyre, shtrëngoi zemrat e tyre, e të mos besojnë derisa të shijojnë dënimin e idhët”.[23] Allahu ia pranoi duanë Musait dhe Harunit, kështu që Allahu e urdhëroi Musain që të udhëton natën me Beni Israilët po ashtu i tregoi njëjtë se do të ndiqën E faraoni dërgoi nëpër qytete për të tubuar njerëz, (Duke u thënë se) Ata janë një grup i vogël (të cilët ikën me Musain). Dhe se me të vërtetë, ata na kanë zemëruar (dhe ikën pa lejen tonë).[24] E ata (të faraonit) i arritën (beni israilët) në kohën e lindjes së diellit. Dhe kur u panë dy grupet, shokët e Musait Thanë: “Me siguri na zunë!” Ai (Musai) tha: Kurrsesi, me mua është Zoti im, Ai do të më udhëzojë”. Ndërsa Ne Musait i thamë: “Meshkopin tënd bjeri detit”. Deti u nda dhe ?do pjesë u bë si kodër e madhe.[25] Ne i kapërcyem beni israilët përtej detit, e faraoni dhe ushtria e tij i ndoqi mizorisht dhe armiqësisht derisa e përhshiu atë përmbysja e ai tha: “Besova se nuk ka Zot tjetër pos Atij që i besuan beni israilët, edhe unë jam nga muslimanët!” Ti tani beson, ndërsa ma parë kundërshtove dhe ishe njëri prej shkatërruesve!.[26] Kjo është një ngjarje për të marë mësim prej saj, për njërzit e mençur. Ne tregimet e tyre (të dërguarve dhe të Jusufit me vëllezër) pati mësime e përvojë për të zotët e mendjes. Ai (Kur’ani) nuk është bisedë e trilluar, por vërtetues i asaj që ishte më parë (librave të shenjta) dhe sqarues i ?do sendi, e edhe udhërrëfyes e mëshirë për një popull që beson.[27]

Andaj robër të Allahut është e pëlqyeshme të agjërohet kjo ditë në shenjë falemenderimi ndaj Allahut, të cilen Musai -paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, e agjëroi në shenjë falemenderimi ndaj Allahut, e agjëroi Pejgamberi ynë i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, dhe bëri legjitim agjërimin e kësaj dite për umetin e tij. Ata (idhujtarët në dynja) thonë: “A thua do të bëhemi përsëri kështu si jemi?” A edhe pasi të jemi bërë eshtra të kalbur?” Ata thanë: “Atëherë, ai kthim do të jetë dëshpërues për ne!” Po ajo (ringjallja) nuk do të jetë tjetër pos një thirrje (klithje). Dhe ja, ata mbi sipërfaqen e tokës. A të ka ardhur ty rrëfimi i Musait? Kur Zoti i tij e pat thirrur në luginën e bekuar Tuva (rrënzë kodrës Turi Sina). Shko te faraoni se vërtet ai e ka tepruar. Dhe thuaj: “E ke ndër mend të pastrohesh?” Unë të udhëzoi te Zoti yt e ti t’ia keshë frikën Atij! Dhe ai ia tregoi mrekullinë e madhe. Po ai e përgënjeshtroi dhe e kundërshtoi. Pastaj u kthye prapa dhe iku me të shpejtë. i tuboi (të gjithë të vetët) dhe u mbajti fjalim. E u tha: “Unë jam zoti juaj më i lartë!” Atëherë tmerrshëm e dënoi atë, për këtë të fundit dhe për atë të parën. Në këtë ndëshkim ka përvojë mësimi për atë që frikësohet.[28]

II

O ju robër të Allahut nxitoni në agjërimin e kësaj dite të madhë, ditës së Ashurës, për të cilën Allahu i shlyen mëkatët e vitit të kaluar, atë e ka agjëruar i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, në kohën e injorancës dhe në Islam, agjërimi i saj ndahet në tre shkallë siç e cek Ibn Kajimi në vejim:

– Agjërimi i tre ditëve; të nëntën, të dhjetën dhe të njëmbëdhjetën. Me këtë gjest agjërohen tre ditë të muajit Muharem, agjërimi në këta ditë është më i vlefshëmi pas Ramazanit, po ashtu me këtë punë të tij ai i kundërshton ithtarët e librit në agjërimin e tyre të kësaj dite ndërsa agjërimin e Ashuresë e agjëron bindshëm pa dyshim ne të.

Shkalla e dytë: agjërimi i ditës së 9 dhe 10; sepse i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, kishte dëshiruar kështu mirëpo nuk arriti ta mbrin.

Shkalla e tretë: agjërimi i ditës së 10 të vetme, që të të shlyen mëkatet e vitit të kaluar.

Përgatiti : Nexhat Ceka


 


[1]Transmeton Muslimi nr. 1163.

[2] Transmeton Muslimi nr. 1162.

[3] Transmeton Buhariu nr. 2002 ,Muslimi nr. 1125.

[4] Transmeton Muslimi nr. 1134.

[5]Transmeton Buhariu nr. 2004 ,Muslimi nr. 1130..

[6] Kasas: 5.

[7] Kasas: 4.

[8] Kasas: 6.

[9] Kasas: 7.

[10] Kasas: 8

[11] Kasas: 9

[12] Kasas: 10-12.

[13] Kasas: 13-32.

[14] Taha:10-44.

[15] Nazi’at: 21-24.

[16] Kasas: 38.

[17] Araf: 106-108.

[18] Araf: 109-114.

[19] Taha: 59.

[20] Taha: 66-69

[21] Araf: 115,116.

[22] Araf: 117-122.

[23] Junus: 88.

[24] Shu’ara: 53-55.

[25] Shu’ara: 6064-.

[26] Junus: 90-91.

[27] Jusuf: 111.

[28] Nazi’at: 10-26.

Tags:

Categories

Archives