Sunday, 21/1/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame
Tirana
0C

Ndodhet prej më shumë se tetë mijë vjetësh në tavolinat tona

Ndodhet prej më shumë se tetë mijë vjetësh në tavolinat tona

Ndodhet prej më shumë se tetë mijë vjetësh në tavolinat tona

Pema legjendare e ullirit dhe vaji i nxjerrë nga “fruti” i saj e kanë shoqëruar prej mijëvjeçarësh historinë e njerëzimit. Rreth 8000 vjet më parë kjo bimë kultivohej në Lindjen e Mesme, por ka shumë mundësi që ndër të parët që janë marrë seriozisht me kultivimin e saj kanë qenë sirianët apo grekët. Në vazhdim, feniksit e shpërndanë kultivimin e kësaj bime në të gjitha brigjet e Mesdheut, nga Afrika në Evropën e Jugut. Me grekët, kultivimi i ullirit po shtohej gjithmonë e më shumë, por në të vërtetë ishin romakët që provuan të kultivonin në çdo territor të pushtuar këtë pemë, që ata e konsideronin të shenjtë. Në shumë raste romakët u urdhëronin popullsive të pushtuara pagimin e taksave, nëse donin të shfrytëzonin pemët e ullinjve.

Po ashtu, ishin pikërisht romakët që arritën të ndërtonin edhe mjetet e para për shtypjen e ullinjve, duke perfeksionuar gjithmonë e më shumë edhe teknikat e konservimit të vajit. Qysh nga fillimi i historisë, ulliri dhe frytet e tij kanë qenë të pranishëm në historinë e njerëzve, që nga ritet e shenjta e deri në jetën e përditshme. Edhe atëherë, vaji i ullirit, në fakt, përdorej jo vetëm për të pasuruar ushqimet, por edhe në masazhet në kozmetikë.

Në poemat homerike vaji përdorej ekskluzivisht për pastërti dhe higjienë. Romakët antikë e klasifikonin vajin e ullirit në katër cilësi: “oleum ex albis ulivis” që vinte nga shtypja e ullinjve jeshilë, “oleum viride” që vinte nga ullinjtë e mbledhur në një stad më të avancuar pjekjeje (shumë të pjekur), “oleum caducum” nga ullinjtë e rënë përtokë dhe “oleum cibarium” që bëhej nga ullinjtë thuajse të krimbur, që ishin të destinuar për ushqyerjen e skllevërve.

Në Romën e lashtë përdorej zakonisht nga mbretërit dhe familjet e pasura, që kishin mjetet e shumta për mbledhjen dhe shtypjen e ullinjve. Këto mjete janë gjetur nga arkeologët në gërmimet e ndryshme në zonën e Mesdheut. Po ashtu, citimet e ndryshme në Bibël dhe Kuran tregonin rëndësinë historike të këtij “fruti” në jetesën dhe punën e njerëzve. Edhe në prag të mijëvjeçarit të tretë, vaji i ullirit konsiderohet si një produkt plot misticizëm dhe mbi të gjitha si një përbërës i rëndësishëm në dietën e famshme mesdhetare, një modë ku shumë ekspertë çdo ditë arrijnë të nxjerrin në pah aspektet e mira për shëndetin. Sot, vaji i ullirit përdoret para së gjithash në kuzhinë, kryesisht ai “ekstra i virgjër”, për t‘u dhënë shije sallatave, ushqimeve të ndryshme dhe për të konservuar perime të ndryshme. Aroma e mrekullueshme dhe vetitë magjike e bëjnë shumë të përshtatshëm edhe për gatime të ndryshme. Shija e vajit mund të variojë në varësi të varieteteve të ullinjve nga të cilët prodhohet, vendi i prodhimit, pjekja dhe mënyra e mbledhjes së tyre.

 

Categories

Archives