Sunday, 22/7/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

“Ndodhë që nga e dëmshmja t’ju vijojë dobia”



“Ndodhë që nga e dëmshmja t’ju vijojë dobia”

“Ndodhë që nga e dëmshmja t’ju vijojë dobia”

Ibn ul-Ethiri shkroi librat e tij më të shkëlqyer si Xhami`ul Usul dhe en-Nihaje, duke qenë gjymtë.

Serhesiu, librat e tij të njohur el-Mebsut që përmban 15 vëllime, shkroi përshkak se ishte i mbyllur në pus!

Ibn ul-Kajjimi shkroi Zadul Mia`d-in gjatë udhëtimit!

Kurtbiu e shkroi komentimin e Sahih Muslim-it duke udhëtuar mbi shpinë të devesë.

Ibn Tejmijje, më tepër se gjysmën e librit të tij Fetava Ibn Tejmijje e shkroi duke qenë në burg!

Dijetarët e haditheve i grumbulluan qindra mijë hadithe të Muhammedit (s.a.v.s) ngase ishin të varfër dhe të huaj.

Një besimtar i mirë më lajmëroj për disa të burgosur që në burg kishin mësuar Kur`anin përmendësh dhe kishin lexuar më shumë se 40 vëllime librash.





Ebu A`la el-Mearri, të gjitha veprat e tij i ka shkruar duke qenë i verbër.

E sa të tjerë të dalluar, që u dëbuan nga punët dhe pozitat e tyre zyrtare, por pastaj iu përveshën më tepër punës vullnetare dhe i ofruan popullit dituri të dyfishtë.

Francis Bacon thekson: “Njohja e sipërfaqësore e filozofisë mund ta shpjerë njeriun në ateizëm, ndërsa thellimi në filozofi e afron mendjen e njerëzore në besim.”

Këta janë shembuj që Ne ua sjellim njerëzve, po këta nuk i kupton kush pos dijetarëve. (Kur`an 29:43.)

Po All-llahut ia kanë frikën nga robërit e Tij vetëm dijetarët, All-llahu është mbi gjithçka, është mëkatfalës.(Kur`an 35:28.)
Thuaj: “Unë ju këshilloj vetëm me një gjë: Për hir të All-llahut të angazhoheni sinqerisht dy nga dy ose një nga një, e pastaj të mendoni thellë (që ta kuptoni) se shoku juaj (Muhammedi) nuk ka ndonjë çmendje. Ai nuk është tjetër vetëm që t’ju tërheqë vërejtjen për një dënim të ashpër (nëse nuk besoni)”.(Kur`an 34:46.)

Dr. Abraham A. Brill thotë: “Padyshim, besimtari i vërtetë, me besim të plotë, kurrë nuk gotitet me sëmundje psikike.”
E All-llahu patjetër do t’i udhëzojë ata që besuan (përqafuan) në rrugën e drejtë.(Kur`an 22:54.)





Categories

Archives